Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN: Bujar Osmani është simbol i korrupsionit 20 vjeçar

12/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët e Çairit e njohin mirë se kush është Bujar Osmani. E dinë se për njëzet vite në politikë nuk ka bërë asgjë për Çairin, as nuk ka ndihmuar askënd nga Çairi. Ai kthehet këtu vetëm kur i duhen votat për të vazhduar karrierën e tij personale politike.

Bujar Osmani është simbol i karrierizmit, një njeri që e ka shfrytëzuar çdo funksion për përparimin e tij personal, e jo për të mirën e qytetarëve.

Si ministër i Shëndetësisë mori amnisti në një rast të Prokurorisë Speciale Publike për furnizime të paligjshme, ndërsa raportet e Entit Shtetëror të Revizionit dokumentojnë shpenzime të paligjshme milionëshe, miliona denar për derivate pa mbulim, servisime të automjeteve pa prova e pa dëshmi, punësime të paligjshme përmes agjencive.

Si ministër i Punëve të Jashtme shpenzoi mbi 120 milionë denar për Samitin e OSBE-së, pa dokumente, pa fatura, pa raporte. E vetmja “fitore” që mbeti në mend është pritja që i bëri ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov, një veprim që i shkaktoi dëm reputacionit ndërkombëtar të shtetit.

Si kryesues i OSBE-së u bë i njohur për qëndrimin pro serb në konfliktin me Kosovën dhe në vend që të ndërtonte partneritet strategjik me Kosovën, organizoi dhjetëra takime me udhëheqësit shtetërorë serbë, duke i hapur tregun kapitalit serb dhe bizneseve të dyshimta.

Si pjesë e qeverisë së BDI-së ishte bashkëpërgjegjës për lejimin e hyrjes së M-TEL-it dhe kazinove serbe në Maqedoni, nga të cilat dy licenca përfunduan në duart e kompanive me prejardhje të diskutueshme serbe dhe malazeze.

Çairi nuk e meriton një njeri që gjithë karrierën e tij e ka kaluar larg problemeve të komunës së tij, që shfaqet vetëm kur i duhet mbështetje dhe që pas vetes lë vetëm borxhe, dyshime dhe skandale.

Çairi do të zgjedhë një njeri që 20 vite ka jetuar dhe ka marrë frymë me problemet e kësaj komune, që i zgjidh problemet e qytetarëve e jo t’i shfrytëzojë ata për pazare dhe përfitime personale.

Më 19 tetor, qytetarët e Çairit do t’i thonë qartë dhe zëshëm, Mjaft, Bujar! Mjaft me karrierizmin tënd!

Previous Post

Azir Aliu: Së shpejti terapi ambulatore onkologjike në Tetovë, Manastir, Shtip dhe SPQ “8 Shtatori”

Next Post

Vendim i ri për Dodikun: Burgimi zëvendësohet me gjobë

Related Posts

Maqedoni

Nxënësit e Llojanit pinë ujë të kontaminuar me arsen?! Debat i nxehtë mes Nexhmedin Sadikut dhe Erkan Arifit në Hajde Flasim

30/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: VLEN nuk është projekt fushate, është projekt i kombit shqiptar

30/09/2025
Maqedoni

Filipçe: Të krijojmë një Maqedoni ku vlerësohet puna e jo anëtarësimi në parti

30/09/2025
Maqedoni

Mickoski: LSDM-në e pret edhe një debakël zgjedhor

30/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Votojmë për t’i dërguar në pension politik shokët e Artan Grubit, dy fjalë edhe për “doktorin e Tik-Tokut”, Bujar Osmani

30/09/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: Kjo shumicë është për integrim, nuk ka asgjë të përbashkët me liderin që krahasohet me zogjtë

30/09/2025
Next Post

Vendim i ri për Dodikun: Burgimi zëvendësohet me gjobë

Champions/ Inter, Bayern e Atletico dhurojnë spektakël, Liverpooli “shtanget” në Turqi, Mourinho rikthehet me humbje në ‘shtëpi’

30/09/2025

Nxënësit e Llojanit pinë ujë të kontaminuar me arsen?! Debat i nxehtë mes Nexhmedin Sadikut dhe Erkan Arifit në Hajde Flasim

30/09/2025

Ibrahimi: VLEN nuk është projekt fushate, është projekt i kombit shqiptar

30/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk