Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN: Bexheti dhe Arsovska deshqiptarizuan administratën e Qytetit të Shkupit

08/10/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Saherë që Bashkimi Demokratik për Integrim del në opinion dhe e hap gojën për gjoja shtypjen e shqiptarëve ju del përpara koalicioni i sherrit mes Blerim Bexhetit – Danella Arsovska dhe LEVICËS.
Ky koalicion interesash dhe emocionesh vazhdon të jetë funksional në dobi të Bexhetit, Arsovskës dhe Levicës dhe në dëm të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve. Dëshmi për këtë është vazhdimi i ndërtimit të bustit së Andon Lazov Qoseto-i njohur si “Kasapi”, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “East Gate Mall”.
Të nderuar qytetarë, gjithmonë kur do të dëgjoni përralla patriotike nga Blerim Bexheti dhe soji i tij, ju lutem, mendoni këtë bust të Qoses, kasapit të shqiptarëve dhe atë përgjimin e famshëm me patronin e tij Musa Xhaferi, një prokuror shqiptar nuk na çon në xhenet!
Të nderuar,
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Bexheti dhe kryetarja më e padëshiruar dhe e dështuar e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, kanë shkuar edhe më larg.  Në etjen e tyre për pushtet, ata po bëjnë çmos për të deshqiptarizuar administratën e Qytetit të Shkupit. Falë tyre, shqiptarët, të cilët përbëjnë më shumë se 22% të popullsisë së qytetit, janë krejtësisht të përjashtuar nga pushteti lokal. Gjithashtu, nga 92 pozita drejtuese në administratë, vetëm 8 janë të plotësuara nga shqiptarë.
Gjendja është edhe më alarmante në ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit. Përveç Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale,” ku shqiptarët kanë një përfaqësim minimal, në gjashtë ndërmarrje kryesore, si NP “Parqet dhe Gjelbërimi”, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, NP “Ndërmarrja e Komunikacionit”, NP “Parkingu i Qytetit”, NP “Rrugicat dhe Rrugët”, NP “Drislla”, shqiptarët zënë vetëm 5.5% të pozicioneve udhëheqëse.
Për 22 vite, BDI-ja ka shkatërruar çdo mundësi për përparimin e shqiptarëve në Shkup dhe më gjerë. Ky pushtet kriminal, që ka shpërfillur popullin tonë për dekada të tëra, e ka shndërruar qytetin tonë dhe vendbanimet tona në versionin e tyre të “Las Vegasit”, ku vetëm ata përfitojnë, ndërsa shqiptarët mbeten jashtë dyerve të pushtetit.
Koalicioni VLEN është i përkushtuar të luftojë këto padrejtësi. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar që shqiptarët të kenë përfaqësimin që u takon sipas ligjit dhe meritës. Nuk do të lejojmë që ky diskriminim të vazhdojë dhe ju sigurojmë se çdo padrejtësi do të zbulohet dhe do të kundërshtohet me vendosmëri.
Shqiptarët e Shkupit meritojnë përfaqësimin dhe mundësitë që u janë mohuar!

Previous Post

Venera Latifi Azizi femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Next Post

Sylvinho fton “Modriqin” shqiptar

Related Posts

Aktuale

VLEN: Kërçova në këmbë, pas Fatmir Limanit!

16/08/2025
__kateg

Policia shpëton gruan nga lumi Vardar(VIDEO)

16/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi: Strukturat e VLEN-it në Bukoviq të bashkuara për ndryshim në Saraj

16/08/2025
Aktuale

Aliu: Zjarri në Llojan nën kontroll – falë angazhimit të institucioneve dhe banorëve lokalë

16/08/2025
Maqedoni

Imeri-Stafai: Në këto zgjedhje FE garon vetëm me vetveten

16/08/2025
Maqedoni

Sadiku: Likova s’mund të mbetet më pa zjarrfikës, prioriteti im i parë do të jetë mbrojtja e banorëve

16/08/2025
Next Post

Sylvinho fton “Modriqin” shqiptar

Dafina s’ka të ndalur, ky lajm do t’i gëzoj shumë fansat e saj

16/08/2025

VLEN: Kërçova në këmbë, pas Fatmir Limanit!

16/08/2025

Pretendent për “Topin e Artë”, Yamal shënon supergol me Barcelonën në javën e parë të kampionatit

16/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk