Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN: BDI, vegël e Beogradit dhe promotore e kapitalit serb në Maqedoni

20/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BDI prej kohësh nuk është më parti që mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Nën drejtimin e saj, vendi u përmbyt nga kapitali i dyshimtë serb dhe malazez, duke i hapur rrugën ndikimit të rrezikshëm ekonomik dhe politik nga Beogradi.

Në korrik të vitit 2021, pikërisht kur Bujar Osmani ishte ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa resorët kyç ekonomikë, si ekonomia dhe financat, ishin në duart e njerëzve të afërt të Ali Ahmetit, BDI i dha dritën jeshile kompanisë serbe MTEL për të hyrë në tregun tonë. Pa miratimin e tyre, kjo kompani nuk do të kishte marrë asnjë licencë.

Po e njëjta qeveri, nën ndikimin e BDI-së, lejoi hyrjen e krimit të organizuar serb dhe malazez në industrinë e kazinove në Maqedoni. Nga tre licenca të dhëna, dy i përfunduan në duart e kompanive të dyshimta nga Serbia dhe Mali i Zi. Sot, kur BDI hipokritisht flet për rrezikun e kapitalit serb, qytetarët duhet të kujtojnë se ishin vetë ata që i hapën dyert dhe e futën këtë kapital të errët në vend.

Janë të dokumentuara të paktën 11 takime të Bujar Osmanit me zyrtarë serbë, ndërkohë që nuk ka asnjë takim me përfaqësues nga Kosova. Si kryesues i OSBE-së, politika e tij ishte në përputhje me interesat e Beogradit dhe në dëm të Prishtinës. Ky është një fakt i qartë se BDI nuk i përfaqëson interesat kombëtare shqiptare, por vepron si një vegël e diplomacisë serbe.

Në vitin 2025, BDI po tenton haptazi ta destabilizojë shtetin, duke ndjekur një politikë shantazhi dhe bllokadash. Kjo strategji i shërben vetëm Serbisë dhe rrezikon rëndë orientimin euroatlantik të Maqedonisë.

BDI është një parti që e ka shitur dinjitetin e shqiptarëve për interesa personale dhe klanore. Ata e sollën “botën serbe” në zemër të vendit, e futën MTEL-in, lejuan penetrimin e strukturave të nëntokës serbe në kazinotë vendore dhe, përmes Bujar Osmanit, punuan për Beogradin dhe kundër Kosovës.

Por qytetarët tashmë e kanë kuptuar të vërtetën. BDI nuk është më forcë unifikuese e zhvillimit, por një partner i politikës serbe që synon dobësimin dhe destabilizimin e Maqedonisë.

VLEN do të vazhdojë të qëndrojë qartë dhe me zë të lartë kundër kësaj agjende antishtetërore, duke mbrojtur pa kompromis vlerat euroatlantike dhe interesat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

Previous Post

Turp i madh në Beograd – UEFA pritet të reagojë me dënime të ashpra

Next Post

Serbi: Dhunë, kaos dhe kërcënime

Related Posts

Maqedoni

BDI: Premtuan bankë shqiptare, sollën bankën serbe dhe “Botën Serbe”

20/08/2025
Maqedoni

Autobusi nga Kosova përplaset me një kamion në një autostradë të Gjermanisë, raportohet për rreth 30 të lënduar

20/08/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

20/08/2025
Maqedoni

Angellov: Zjarri në Jasen po përkeqësohet

19/08/2025
Maqedoni

Nikollovski: Për dy vite e gjysmë, hekurudha nga Shkupi deri në Kërçovë duhet të jetë gati

19/08/2025
Maqedoni

Kondova mirëpriti me zemër të hapur Muhamed Elmazin

19/08/2025
Next Post

Serbi: Dhunë, kaos dhe kërcënime

BDI: Premtuan bankë shqiptare, sollën bankën serbe dhe “Botën Serbe”

20/08/2025

Kuvendi i Kosovës rifillon seancën konstituive pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

20/08/2025

Autobusi nga Kosova përplaset me një kamion në një autostradë të Gjermanisë, raportohet për rreth 30 të lënduar

20/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk