Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN: BDI vazhdon të heshtë për procesin e vetting-ut të funksionarëve të saj

01/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia e “Botës serbe” -BDI po përpiqet sërish t’i shmanget vettingut të vërtetë dhe ta mashtrojë opinionin publik me justifikime të vjetra dhe të zbrazëta.

Sa herë që përballet me pyetje për krim, korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit, fshihet pas një retorike të rreme për njëfarë “vettingu”. Por e vërteta është e qartë: udhëheqësia e BDI-së nuk do ta kalonte as kontrollin më të thjeshtë, e lëre më një proces të mirëfilltë të pastrimit dhe përgjegjësisë.

Janë mbi 20 vjet në pushtet. Kanë pasur kohë, resurse dhe fuqi dhe po të kishin dashur me të vërtetë vetting, do ta kishin realizuar prej kohësh. Por në vend të kësaj, e përdorin këtë fjalë vetëm kur ndodhen nën presion, si një mbulesë për të fshehur krimin dhe pasurimin personal.

BDI nuk e sheh vettingun si një mjet drejtësie, por si një instrument politik për mashtrim.

Nëse janë vërtet të përkushtuar ndaj vettingut – pse nuk nisin nga vetja?
Vetting për Ali Ahmetin – kush e ka hetuar pasurinë e tij dhe kompanitë e të afërmve të tij!?
Vetting për shokun e Bujar Osmani, Artan Grubin – kush do t’i hetojë licencat për kazinotë, lidhjet me botën e nëntokës të Ballkanit dhe marrëveshjet milionëshe!?
Vetting për Bujar Osmanin – kush do të japë përgjigje për takimet e dyshimta me përfaqësues të botës serbe, për rastin “Pacienti”, dhe për milionat e shpenzuara në Samitin e OSBE-së!?
Vetting për Arben Taravarin – kush do ta kontrollojë pasurinë e tij, tenderët për njerëz të afërt dhe lidhjet me “Xhoka Construction”!?
Vetting për Blerim Bejxhetin – kush do të hetojë ndërtimet në Saraj dhe lidhjet e tyre me emrin e tij!?
Këto janë pyetjet për të cilat BDI u detyrohet përgjigje qytetarëve. Pyesim a keni bërë, nëse po tregoni rezultatet. Derisa vazhdojnë të heshtin dhe t’i shmangen përgjegjësisë së vërtetë, çdo thirrje për vetting nuk është gjë tjetër veçse një fushatë e lirë propagandistike.

Por vettingu i vërtetë po vjen. Dhe nuk do të jetë nën kontrollin e komisioneve partiake, por nën mbikëqyrjen e popullit.

Në zgjedhjet e ardhshme lokale, qytetarët do ta përmbyllin këtë proces – do të bëjnë vlerësimin e duhur dhe do t’i dërgojnë në histori të gjithë ata që kanë keqpërdorur pushtetin për interesa personale.

Previous Post

Çka ndodh nëse kaloni një natë pa gjumë?

Next Post

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

Related Posts

Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Maqedoni

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025
Maqedoni

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025
Next Post

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk