Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

VLEN: BDI të reformohet, e jo të bojkotojë

29/05/2024
VLEN: BDI të reformohet, e jo të bojkotojë
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut është duke u negociuar dhe qeveria e re do të përbëhet nga fituesi i bllokut maqedonas dhe fituesi i bllokut shqiptar. VLEN, si koalicion i opozitës së bashkuar shqiptare, e konfirmoi në zgjedhjet e 8 majit se është bartës i legjitimitetit etnik të votuesve shqiptarë.
Qysh në themelimin e tij, VLEN flet me fakte dhe jo me plaçkitje politike. Prandaj, sot dilema kyçe që lind është: kush është Ali Ahmeti i vërtetë? Është ai që i tha JO Rusisë – PO Evropës, apo ai që qan se nuk është në koalicion me ata që i akuzoi si antiperëndimorë? Vasalët janë VLEN apo vasalët janë Ahmeti, Grubi dhe Osmani kur vendosën të mos mbështesin Arben Taravarin për kandidatin e përbashkët presidencial të popullit shqiptar? Në emër të kujt Ahmeti vendosi kundër interesave të BE-së dhe SHBA-së të bojkotojë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale? A janë të rëndësishme për Ahmetin interesat e shqiptarëve vetëm kur BDI është në pushtet? Pse Ahmeti së bashku me Apasiev e bojkotuan zgjedhjen e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit me një shumicë të konsiderueshme prej 76 deputetësh? Derisa Ahmeti t’u përgjigjet këtyre pyetjeve, do të mbetet përshtypja se e vetmja gjë që i intereson është se si t’i shpëtojë nga përgjegjësia ish-zyrtarët e tij të korruptuar. Ahmeti duhet ta pranojë realitetin. Ka kohë që nuk ka të drejtë të tentojë të monopolizojë procesin e BE-së si dhe procesin e avancimit të të drejtave etnike të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ndryshimet kushtetuese janë një nga prioritetet më të rëndësishme të VLEN-it, duke filluar me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht për vazhdimin e perspektivës së BE-së, fshirjen e formulimit të turpshëm 20% dhe ndryshimin e modelit zgjedhor për presidentin e shtetit. Duke pasur parasysh se këto janë iniciativa kërkojnë një shkallë të lartë konsensusi, VLEN hyn në procese për t’i arritur ato dhe jo ashtu si më parë, për të shërbyer vetëm si figura dylli me shumë ngjyrime dhe pak përmbajtje. Zgjedhja e Afrim Gashit kryetar i Kuvendit është një bazë e mirë që ndryshimet të ndodhin me vullnet të mirë dhe me qasje të sinqertë për të pranuar realitetin. I bëjmë thirrje BDI-së që të sillet si një opozitë e përgjegjshme dhe të mos sakrifikojë perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut për hir të interesave personale dhe të ngushta partiake. Dje filloi një kapitull i ri në veprimtarinë politike të shqiptarëve në Maqedoni. Populli me votë e ka zëvendësuar konjukturën e vjetër të korruptuar politike me një brez i ri përfaqësuesish politikë të arsimuar, të përgjegjshëm, transparentë dhe profesionistë. Koha e sharlatanizmit politik dhe e ideve të ashtuquajtura “big” ka mbaruar. Nuk ka asgjë të tmerrshme të jesh në opozitë. Le të reformohet BDI-ja dhe në vend që me votat e bashkësive tjera etnike dhe manipulime zgjedhore, le të përpiqet të legjitimohet në popullin shqiptar me kuadro të reja!

Koalicioni VLEN

Previous Post

Rektori i UT-së Jusuf Zejneli u takua me Kryetarin e OEMP-së Mendi Qyra

Next Post

Këshilli i Prokurorëve Publikë i rekomandon Memetit të mos marrë pjesë në punë derisa zgjat procedura kundër tij

Related Posts

Maqedoni

Fillojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit në Tetovë

14/05/2025
Maqedoni

Murtezani në takim me përfaqësues të Agjencisë Evropiane për Droga (EUDA)

14/05/2025
Aktuale

Mexhiti: Mbi 500 shtëpi do të përfitojnë nga projekti i zgjerimit dhe rindërtimit të rrjetit primar të ujësjellësit në lagjen e Jashtëvardarit në Tetovë!

14/05/2025
Maqedoni

Donacion me vlerë për Spitalin Gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair nga kompania Marmaris

14/05/2025
Maqedoni

E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pirs në takime me kreun shtetëror

14/05/2025
Maqedoni

VMRO: Taravari të tregojë, si e shantazhoi BDI-ja

14/05/2025
Next Post
Këshilli i Prokurorëve Publikë i rekomandon Memetit të mos marrë pjesë në punë derisa zgjat procedura kundër tij

Këshilli i Prokurorëve Publikë i rekomandon Memetit të mos marrë pjesë në punë derisa zgjat procedura kundër tij

Presidentja Osmani pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025

14/05/2025

Fillojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit në Tetovë

14/05/2025

Murtezani në takim me përfaqësues të Agjencisë Evropiane për Droga (EUDA)

14/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk