Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN: BDI, pronë e oligarkëve të rinj

18/08/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BDI po humb mbështetjen mes qytetarëve. Nga zgjedhjet në zgjedhje, BDI shënon vazhdimisht rënie në numrin e deputetëve dhe kryetarëve të komunave. Qytetarët, në çdo palë zgjedhje, po e japin gjithnjë e më qartë mesazhin se nuk duan më të drejtohen nga një strukturë e korruptuar dhe e konsumuar. Në vend të besimit, BDI përballet me zhgënjim masiv dhe zemërim nga elektorati i vet.

BDI është pothuajse pa kandidatë në mjediset shqiptare. Në këto zgjedhje lokale, BDI nuk ka kandidatë të vet në shumicën e komunave ku shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese, në Gostivar, Strugë, Saraj, Dibër, Vrapçisht dhe shumë të tjera. Ata janë tërhequr plotësisht nga vendet që dikur ishin simbol i organizimit politik shqiptar. Atje ku ende kanë kandidatë, edhe vetë e dinë se do të humbin. Ky është dëshmia më e qartë për krizën e thellë politike ku ka rënë kjo parti.

Po ulen edhe partnerët e koalicionit. BDI dikur paraqitej si faktor bashkimi. Sot është braktisur pothuajse nga të gjithë partnerët seriozë të koalicionit. Çdo ditë parti politike dhe individë largohen nga koalicioni i tyre, duke denoncuar politikat e gabuara dhe praktikat korruptive të udhëheqjes së Ali Ahmetit. Me BDI-në kanë mbetur vetëm Danella Arsovska, partia “Levica” dhe disa politikanë shqiptar të blerë me para.

BDI është kthyer në biznes privat. Sot, BDI nuk është më një parti politike, por një biznes privat i një grushti njerëzish nga maja e udhëheqjes. Ata kanë ndërtuar perandori pronësie në sektorin e energjisë, tregti, naftë, ndërtim dhe patundshmëri. Pozitat politike janë përdorur për pasurim personal, ndërsa qytetarët kanë mbetur pa zgjidhje për problemet e tyre. Me këtë parti kanë mbetur vetëm ata që janë të shantazhuar apo të blerë.
Populli po e ndëshkon BDI-në prej kohësh. Zgjedhjet janë pasqyra më e besueshme e forcës politike. Në zgjedhjet e ardhshme lokale, BDI nuk do të fitojë asnjë komunë me peshë. Rënia e tyre politike ka vite që ka nisur dhe është një proces i pakthyeshëm. Qytetarët, dhe veçanërisht shqiptarët, më në fund e kanë kuptuar të vërtetën: se BDI nuk është mjet për zhvillim dhe barazi, por pengesë dhe barrë për përparimin e tyre.

Previous Post

Dy ditë para betejës së madhe në Sydney: Boksieri Lulzim Ismaili nga Tetova gati të përfaqësojnë flamurin shqiptar

Next Post

“Ndihem i turpëruar, i pranoj sharjet e tifozëve”, Neymar flet pas humbjes katastrofale të Santos

Related Posts

Maqedoni

Lirim Jashari, bartës liste nga VLEN: Jemi të gatshëm ta çojmë përpara ndryshimin rrënjësor për Likovën

13/09/2025
Maqedoni

Arben Fetai: Bogovina çdoherë ka qenë kundër BDI-së, kthehet aty ku ka qenë

13/09/2025
Maqedoni

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

13/09/2025
Aktuale

MSH: Kemi siguruar 2,000 maska për banorët e Trubarevës

13/09/2025
Maqedoni

Zjarri në Trubarevë, MMPJH del me rekomandime për qytetarët

13/09/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Dallimi mes kandidatëve është si dita me natën, më 19 tetor festojmë fitoren në Bogovinë

13/09/2025
Next Post

“Ndihem i turpëruar, i pranoj sharjet e tifozëve”, Neymar flet pas humbjes katastrofale të Santos

Lirim Jashari, bartës liste nga VLEN: Jemi të gatshëm ta çojmë përpara ndryshimin rrënjësor për Likovën

13/09/2025

Arben Fetai: Bogovina çdoherë ka qenë kundër BDI-së, kthehet aty ku ka qenë

13/09/2025

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk