Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

VLEN: BDI politikisht po shpërbëhet, nuk ka më kontroll as mbi grupin e saj parlamentar

11/01/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

As deputetët e BDI-së nuk besojnë më në politikat e udhëheqjes së partisë. Askush nuk u beson më fjalëve boshe të Ali Ahmetit, Bujar Osmanit dhe Blerim Bexhetit.

Votimi i djeshëm për interpelancën kundër Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhitit, është një dëshmi e qartë se BDI-ja nuk ka më kontroll as mbi grupin e saj parlamentar. Vetëm tre deputetë arritën të votojnë “pro” interpelancës, gjë që tregon një mosfunksionim serioz të BDI-së, një përçarje të thellë dhe një shpërbërje të shpejtë politike të kësaj partie.

Mesazhet e BDI-së nuk arrijnë te askush në komunitetin ndërkombëtar, partia është e izoluar. Sot, ato nuk arrijnë as te grupi i saj parlamentar.

Me këtë votim, zv.kryeministri Izet Mexhiti fiton legjitimitet shtesë dhe një konfirmim të mëtejshëm për luftën e tij kundër udhëheqjes së korruptuar të BDI-së, që fatkeqësisht drejtohet nga Ali Ahmeti, Bujar Osmani, Artan Grubi dhe Blerim Bexheti. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se edhe anëtarët e BDI-së dhe deputetët, sikurse edhe qytetarët shqiptar në Maqedoninë e Veriut, nuk e mbështesin këtë grup që ka uzurpuar pushtetin, famën e dikurshme të BDI-së dhe kujtimet e së kaluarës.

Izolimi i tyre është i dukshëm. BDI-ja është përjashtuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe nuk ka asnjë mbështetje apo bashkëpunim me subjektet tjera normale pro-perëndimore në Maqedoni. Deputetët e BDI-së e shohin këtë dhe kanë një detyrë ndaj votuesve të ndershëm: të kundërshtojnë gjithnjë e më zëshëm si dhe më shpesh politikat e dëmshme të udhëheqjes së tyre.

Herën tjetër kur Blerim Bexheti do të përpiqet të krijoj një politikë, le të kujtohet për ditën e djeshme. Nuk ka humbës më të madh se ai dhe nisma e tij. Ashtu si në zgjedhjet e fundit parlamentare, kur as votat e ashtuquajturit “Fronti Evropian” nuk i mjaftuan dhe ai humbi përballë VLEN-it. Për sa kohë ai vepron si mbrojtës i Artan Grubit, nuk do të ketë rezultate të ndryshme as te qytetarët, as te bashkëpartiakët e tij. Ai do të vazhdojë të jetë vetëm një nga humbësit.

VLEN bën thirrje tek të gjithë faktorët shoqërorë, por edhe për të gjithë anëtarët e BDI-së, që të mbështesin luftën për demokraci, transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim që të ndalohen politikat e mëtejshme të dëmshme të kësaj udhëheqjeje të diskredituar. E vetmja rrugë për të dalë nga ky korrupsion i thellë politik është margjinalizimi i plotë i kësaj udhëheqjeje të BDI-së.

Previous Post

Arrestohen dy persona në Shkup për posedim të kokainës

Next Post

Kaq ka shkuar pasuria “marramendëse” e Dua Lipës

Related Posts

Aktuale

VLEN: Kërçova në këmbë, pas Fatmir Limanit!

16/08/2025
__kateg

Policia shpëton gruan nga lumi Vardar(VIDEO)

16/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi: Strukturat e VLEN-it në Bukoviq të bashkuara për ndryshim në Saraj

16/08/2025
Aktuale

Aliu: Zjarri në Llojan nën kontroll – falë angazhimit të institucioneve dhe banorëve lokalë

16/08/2025
Maqedoni

Imeri-Stafai: Në këto zgjedhje FE garon vetëm me vetveten

16/08/2025
Maqedoni

Sadiku: Likova s’mund të mbetet më pa zjarrfikës, prioriteti im i parë do të jetë mbrojtja e banorëve

16/08/2025
Next Post

Kaq ka shkuar pasuria “marramendëse” e Dua Lipës

Dafina s’ka të ndalur, ky lajm do t’i gëzoj shumë fansat e saj

16/08/2025

VLEN: Kërçova në këmbë, pas Fatmir Limanit!

16/08/2025

Pretendent për “Topin e Artë”, Yamal shënon supergol me Barcelonën në javën e parë të kampionatit

16/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk