Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

VLEN: BDI non grata mbeti e vetmuar, e në prag të shkatërrimit

13/01/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia non grata BDI, mbeti e vetmuar, e në prag të shkatërrimit. Meqë kjo parti njihet si dora e djathtë e kazinove e kumarit, shpenzuan gjithë xhokerët që kishin në dispozicion. Parimet lanë anash, interesin e qytetarëve në sirtarë, e gjendjen e shqiptarëve nuk e kishin fare në agjendë, bënë koalicion me gjitha partitë politike vetëm që ta ruajnë pushtetin.

Por, sot jemi në kohën e zhveshjes dhe demaskimit të plotë të kësaj partie të përgjysmuar e të shkatërruar. BDI si dera e vetme në të cilën trokiste shqiptari hallexhi u shndërrua në derë të ferrit, në derë që nuk hapej. Ose kur hapej dera e BDI-së mbyllej një derë e një shqiptari e hapej një derë burgu. Pra, në vend të zgjidhjes kjo parti non grata gjatë funksionimit të saj ka burgosur e keqtrajtuar shumë shqiptarë. Po e nisim nga aty ku nisi ndryshimi, shqiptarët janë të parët që e kuptuan dyfytyrësinë e hipokrizinë e kësaj partie. Prandaj, në zgjedhjet e fundit ia dhanë përgjigjen e merituar. Qytetari shqiptarë e dënoi me votë këtë parti të dëmshme për vendin. E ky dënim do të jetë edhe më i ashpër në zgjedhjet që vijnë pasi nuk ka më kërcënime e shantazhe. Vendi u çlirua, qytetarët po frymojnë lirshëm.

Nuk është kjo e tëra pasi, BDI, siç përmendëm më lartë si parti pa parime dhe pa moral politik, kishte provuar koalicionin edhe me LSDM-në edhe me VMRO-në. Por, partitë maqedonase nuk kishin nevojë për partnerë koalicioni që i shërbenin Nikolla Gruevskit e Sasho Mijallkovit, prandaj sot asnjëra e as tjera parti as që duan të dëgjojnë për shërbëtorët e tezakëve Gruevski – Mijallkov. Për të vazhduar tutje, pasi populli shqiptar e dënoi me votë, partitë maqedonase me bojkot të plotë dhe me arsye të qarta, edhe faktori ndërkombëtarë ia dha goditjen e fundit, me çka kjo parti është “knockdown” apo e shtrirë për tokë, duke nxjerrë shqelmat e fundit. BDI-ja apo Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve sot është shndërruar në sinonim të krimit dhe korrupsionit, është partia më e pa dëshiruar në të gjithë vendin. Tani, ata mund t’i fajësojnë qytetarët, edhe partitë maqedonase, që besa edhe faktorin ndërkombëtarë. Por, janë faktet konkrete që dëshmojnë të vërtetën reale.

Nuk mundesh të luash me fatin e qytetarëve e të qëndrosh faqebardhë, sikurse kanë nxirë jetë të shumta të qytetarëve, dalëngadalë faqezinjtë po largohen e zhduken nga skena politike. Koalicioni më i madh shqiptarë VLEN, është dera ku mund të trokasin qytetarët. VLEN opsioni më i mirë dhe i vetëm i politikbërjes në kampin politik shqiptarë.

Previous Post

Zbulohet arsyeja pse nuk ka sonte ‘Prime’

Next Post

Mexhiti: Interpelanca tregoi se edhe brenda Frontit Evropian kemi mbështetje, për Stoilkoviqin e dhamë një mesazh

Related Posts

Maqedoni

Arben Fetai: Flas 4 gjuhë botërore, deklaratat e Dimitrievskit janë fanta-shkencë dhe pinë ujë vetëm në “mendjet jugo-nostalgjike”

19/09/2025
Aktuale

Izet Mexhiti: Rikonstruksioni i kanalit në Hasanbeg, hap historik për sigurinë e banorëve

19/09/2025
Maqedoni

Kasami ndjek punimet në rrugën në Drenovec: Tetova po ndryshon hap pas hapi

19/09/2025
Maqedoni

Musa në Qipro: Kostot e larta të banimit po dëmtojnë të ardhmen e të rinjve

19/09/2025
Biznes

Memorandum bashkëpunimi mes MF-së dhe FSHIIK-ut – Bashkëpunim në disa fusha për veprim dhe zhvillim të përbashkët

19/09/2025
Aktuale

Mexhiti: Hasanbegu po ndryshon, po ndërtohet kanali mbrojtës nga vërshimet që morri 23 jetë

19/09/2025
Next Post

Mexhiti: Interpelanca tregoi se edhe brenda Frontit Evropian kemi mbështetje, për Stoilkoviqin e dhamë një mesazh

Arben Fetai: Flas 4 gjuhë botërore, deklaratat e Dimitrievskit janë fanta-shkencë dhe pinë ujë vetëm në “mendjet jugo-nostalgjike”

19/09/2025

Izet Mexhiti: Rikonstruksioni i kanalit në Hasanbeg, hap historik për sigurinë e banorëve

19/09/2025

Kasami ndjek punimet në rrugën në Drenovec: Tetova po ndryshon hap pas hapi

19/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk