Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

VLEN: BDI me patriotizëm të rrejshëm, por edhe me xhepat plot!

19/07/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është bërë sinonim i krimit, korrupsionit dhe zhvatjes së bizneseve dhe qytetarëve, veçanërisht të shqiptarëve. Kjo parti, me prirje të regjimeve afrikane dhe latine, gjatë sundimit të tyre 20-vjeçar, ka sjellë qytetarin në gjendje të lypësarisë. Ndërsa një grusht njerëzish nga kjo parti pasuroheshin dhe jetonin në luks, shqiptari i thjeshtë që fitonte bukën me ndershmëri, vuante për barna, libra shkollorë dhe nevoja të tjera elementare.
Të nderuar qytetarë, koalicioni VLEN nuk do të lejojë që BDI të përdorë shqiptarët si mburojë për sundimin e tyre kriminal. Duhet të dini se derisa BDI në opozitë e ka gojën plot me patriotizëm të rremë, një klikë e tyre kanë mbushur xhepat. Skandalet e tyre nuk do të lejojmë që të harrohen.
Ramiz Merko, i njohur si ‘sherifi lokal’ i Strugës, gjatë katër mandateve të tij si kryetar komune, ngriti një perandori për vete dhe familjen e tij, saqë Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi në listën e zezë për korrupsion.
Nazim Bushi, zëvendës-ministër i MPB-së, së bashku me të birin e tij, pushonte nëpër hotele superluksoze të Turqisë ku një natë kushtonte 20 mijë euro. Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, bleu Soravinë për 20 milionë euro dhe më pas u kap me fishekzjarre. Blerant Xhaferi, djali i kryekuvendarit të atëhershëm Talat Xhaferi, tërhoqi vëmendjen kur Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit bëri të ditur se ka dhënë provimin e jurisprudencës para se të diplomojë, e më pas u bë prokuror. Mos të flasim për Lotarinë dhe lojërat e fatit në regji të Përparim Bajramit dhe Artan Grubit që kanë mbërthyer
lagjet tona.
Presim që organet e rendit ta kryejnë punën e tyre për të cilën paguhen nga qytetarët dhe ta kthejnë besimin në sundimin e ligjit.
Oktopodi i krimit dhe kriminalitetit të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe satelitët e tij që qëndrojnë gatitu në korridoret e zyreve të VMRO-DPMNE-së që të amnistohen për kriminalitetet e tyre, nuk kanë për qëllim përfaqësimin e shqiptarëve, por të shpëtojnë nga përndjekja penale. VLEN, me kuadrot profesionistë dhe të ndershëm në Qeveri, do të angazhohet që xhepi i qytetarit të mos vidhet.
Hakmarrje partiake JO, përgjegjësi PO!
Kalojmë në VEPRIM!

Previous Post

Mësohet motivi, ja përse nuk duhet t’i gudulisni foshnjat!

Next Post

Vuçiqi e pret në aeroport Scholzin: Ditë e madhe për Serbinë

Related Posts

Maqedoni

Mendi Qyra: Pensionistët e Strugës meritojnë më shumë dinjitet dhe mbështetje

20/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Gratë janë forca lëvizëse e ndryshimit në Çair

20/09/2025
Kosovë

Ahmeti flet për raportet e tij me Kurtin

20/09/2025
Maqedoni

“Përgjigje negative për guroren në Straçincë”! Ministri Mexhiti siguron banorët: Do të nisë procedura për marrjen e koncesionit

20/09/2025
Maqedoni

VLEN: Kur BDI flet për BE, qytetarët kujtojnë Gruevskin dhe Mijallkovin

20/09/2025
Maqedoni

Dauti: Në këto zgjedhje lokale, komunat me 24 këshilltarë shqiptarë më pak

20/09/2025
Next Post

Vuçiqi e pret në aeroport Scholzin: Ditë e madhe për Serbinë

Raportohet se Portugalia ka konfirmuar njohjen e shtetit të Palestinës

20/09/2025

Festë në shtëpinë e “Tevides”, aktori poston foton e veçantë me familje

20/09/2025

Mendi Qyra: Pensionistët e Strugës meritojnë më shumë dinjitet dhe mbështetje

20/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk