Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN: BDI ka filluar të fshehë gjurmët, po përgatitet për opozitë!

15/03/2024
VLEN: BDI ka filluar të fshehë gjurmët, po përgatitet për opozitë!
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tërheqja nga krimi nuk do ju amnistojë nga përgjegjësia!

Lajmi se Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmeti do të tërhiqet nga funksioni udhëheqës i SORAVISË, deri në fund të vitit është njëri nga treguesit se BDI po përgatitet për në opozitë. E me këtë përpiqet ti ikë edhe përgjegjësisë për krimet që kanë bërë familjarët e liderit të BDI-së.

Por tërheqja nga bordi udhëheqës i SORAVIA-së, nuk mund të mbulojë gjurmën e nipit të Ali Ahmetit i cili në moshë 25 vjeçari u bë me kapital prej 35 milionë euro. A nga ana tjetër, studentët shqiptarë, mjekët, policët, arkitektët, për çdo ditë mbushin autobusët plotë për të ikur në mërgim, pasi këtu nuk mund të sigurojnë ekzistencën e tyre.

Ky veprim i Drin Ahmetit, nxjerr në pah edhe një fakt tjetër, se ndoshta Drini, nuk është direkt pronar i SORAVIA-s, por xhaxhai i tij, Aliu, i cili pasurinë e tij përpiqet ta fshehë tek famiëljarët e tij.

Ose po nxit edhe pyetjen, a mos vallë Drin Ahmeti e din se pasi xhaxhai i tij më nuk do të jetë në pushtet, ai e humb aftësinë për të qenë biznesmen, për të menaxhuar me miliona, se mund të shkojë edhe në burg për pasurim joligjor, e në këtë mënyrë tenton të fsheh paaftësinë dhe krimin e shkaktuar nga familja Ahmeti?

Opinioni po ashtu është kurioz të dijë, a do të tërhiqen nga pozitat udhëheqëse edhe djali, vajza e dhëndri i Ali Ahmetit, nga kompanitë të cilat po ashtu qarkullojnë miliona euro në vit, përmes tenderëve të fituara nga kompanitë shtetërore?

Megjithatë, gjithçka është e qartë! Familja e Liderit të BDI-së, Ali Ahmeti aq shumë thellë ka hyrë në krim, saqë e kanë humbur kontrollin e nuk dinë si ta mbulojnë. E në çdo tentim për ta mbuluar u del në pah edhe një skandal i ri!

Por e mira është që 8 maji është shumë afër! E institucionet do të udhëhiqen nga njerëz që ja VLEN!

Pas, 8 majit, VLEN do të vendos në funksion të gjitha institucionet që e kanë për detyrë të zbardhin krimin dhe korrupsionin.

Më 9 maj, do të fillojë përgjegjësia ndërsa do të jepni llogari për të gjitha krimet dhe aferat korruptive, përmes të cilave pasuruat xhepat e familjevet tuaja, ndërsa i varfëruat dhe zhytët në mjerim shqiptarët

Previous Post

Taravari: Kushtetuta është gjenerator i krizave në Maqedoni, duhet të mendojmë për Kushtetutë të re

Next Post

Xhaferi: Liria e shprehjes së mendimit është themeli i botës demokratike

Related Posts

Maqedoni

Mickoski për Euronews: Nuk ka argumente për pranimin e kërkesave bullgare, më vjen keq që politikanë të korruptuar për të qëndruar në pushtet pranonin gjithçka

15/05/2025
Aktuale

Mexhiti: Pozicionet e VLEN-it në Qeveri janë të garantuara, nuk varet nga numri i deputetëve

15/05/2025
Maqedoni

Përçarje në ASH: Zeqiri kritikon Taravarin

15/05/2025
Maqedoni

Mexhiti paralajmëron lëvizje në Kuvend: Katër deputetë të Frontit pritet t’i bashkohen Qeverisë

15/05/2025
Aktuale

Mexhiti: Pjesa më e madhe e ASH-së kundër kthimit te BDI-ja, përfshirë Arben Fetain dhe deputetë

15/05/2025
Maqedoni

‘Herën tjetër grusht kokës për Pekaran’, Apasiev nuk e toleron që dikush ti shan gruan shtatëzënë dhe fëmijët

15/05/2025
Next Post
Xhaferi: Liria e shprehjes së mendimit është themeli i botës demokratike

Xhaferi: Liria e shprehjes së mendimit është themeli i botës demokratike

Mickoski për Euronews: Nuk ka argumente për pranimin e kërkesave bullgare, më vjen keq që politikanë të korruptuar për të qëndruar në pushtet pranonin gjithçka

15/05/2025

Mexhiti: Pozicionet e VLEN-it në Qeveri janë të garantuara, nuk varet nga numri i deputetëve

15/05/2025

Përçarje në ASH: Zeqiri kritikon Taravarin

15/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk