Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

VLEN: BDI i bëri “rrush e kumbulla” paratë e popullit, investoi 46 milionë euro në kazinotë

22/02/2024
VLEN: BDI i bëri  “rrush e kumbulla” paratë e popullit, investoi 46  milionë euro në kazinotë
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet po afrohen. Bashkë me zgjedhjet edhe fundi i qeverisjes së kazinomenëve po afron. Prandaj edhe çorroditja e pushtetit, pangopësia dhe vrrulli për të grabitur sa më shumë që të munden nga paratë e qytetarëve ka dalë prej kontrollit!

Sot, jorastësisht jemi në Çarshinë e vjetër sepse është momenti i qëlluar për të ngritur alarmin se Çarshia, nga vatër kulturore, simbol i trashëgimisë dhe traditave të mira familjare, tregtare, të punës me nderë, të esnafit, nga vatër universitare, sot po rrezikon të kthehet në qendër kumari, bixhozi, dhe për pasojë, në qendër pasigurie, frike, simbol i të keqes. Sot jemi këtu që t’i thërrasim ndërgjegjes së pushtetarëve të pangopur se kazinot – që janë kthyer në simbol të këtij pushteti në ikje, ndërkohë që po mbushin xhepat e funksionarëve dhe familjeve të tyre, si sëmundje malinje po hanë dhe po rrënojnë familjet tona, rininë tonë, të ardhmen tonë!

Të nderuar, “ariu polar” vërtetë ka trokitur në dyert tona – por përmes parave dhe transakcioneve të pista të oligarkëve serbo – rusë, të cilët qëndrojnë prapa mega industrisë së kazinove dhe kumarit. A ka akoma dilema se përse shqetësohet Aleksandar Vuçiq për politikën shqiptare në Maqedoni?! Sot, teksa paradojnë nëpër vendbanimet shqiptare dhe kalldrëmin e Çarshisë, ne i rikujtojmë edhe njëherë publikisht se 6 milionë euro të shpenzuara për të forcuar edhe më shumë kazino industrinë përmes softuerit për “rrush e kumbulla” do të ishin 6 milionë euro më shumë për softuer për studentë, për digjitalizimi të arsimit pa libra, për rehabilitimin edhe më të madh të Çarshisë, për ndërtim rrugësh, çerdhesh, shkollash, bibliotekash, qendrash kulturore, e të ngjashme. Me këto 6 milionë euro të miratuara me nënshkrim të kujt tjetër pos kurbanit të Artan Grubit – Përparim Bajramit, shuma e investuar nga BDI- ja në kumar dhe bixhoz arrin në 46 MILIONË EURO për vetëm katër vite!!! Mos kini asnjë dilemë – prapa pohimit për “dislokimin e kazinove” në fakt fshihet vetëm strategjia e forcimit të mëtejmë të tyre, dhe vulosja e prezencës së tyre në jetët tona! Ndërkohë që po tentojnë të na mashtrojnë me gjoja planet për mbyllje tl kazinove, kazinomenët, të fshehur pas fasadës së flamurit europian, janë duke instaluar kumarin në secilën shtëpi – duke e bërë pjesë të kulturës sonë, pjesë të edukatës sonë, pjesë të mentalitetit tonë! Alarmi është ndezur – demontimi i këtij regjimi ka filluar dhe do të finalizohet më 24 prill dhe 8 maj! Kjo pra është fytyra e vërtetë e BDI – së, e mbështjellur me fjalë të bukura, premtime të mëdha, dhe natyrisht, me shumë elemente kombëtare. Duke u thirrur në emër të kombit, në fakt po ndodh çkombëtarizimi më i madh dhe zhveshja nga traditat historike kombëtare të shqiptarëve vetëm e vetëm që të pasurohet Artan Grubi përmes kurbanit të tij Përparim Bajrami.

Të nderuar, nuk ka moment më të qëlluar për të testuar mbështetjen ndaj këtyre politikave dhe vendimeve. Për këtë janë zgjedhjet. Andaj, ftojmë publikisht dyshen Artan Grubi – Përparim Bajrami, të kapur dorë për dore, sup për supi, të dalin para popullit dhe në emër të kazinove të kërkojnë votën edhe mbështetjen e tyre. Legjitimiteti në demokraci buron nga vota e sovranit. E ku ka më mirë se sovrani t’ua japë përgjigjen ndaj politikave të kazinove, SORAVIA-s, LLOTARIA-s, EUROVIA-s, dhe shumë e shumë e shumë VIA-ve të tjera që po shkatërrojnë rininë tonë!

Ndryshimi ka filluar. Bashkë me ndryshimin po vjen edhe drejtësia dhe mos kini dilemë, do të trokasë me patjetër edhe në dyert tuaja.

Previous Post

Xhaferi: Bashkëjetesa mësohet që në moshën më të hershme

Next Post

Siljanovska: Në Maqedoni duhet të vijë koha e grave!

Related Posts

Maqedoni

Vdiq mjeku i luftës dhe i paqes, Aliriza Osmani – Alushi

17/08/2025
Maqedoni

Sopi reagon ndaj kërkesës së BDI-së për dorëheqje: Po të mos ishte për të qeshur, do ishte për të qarë!”

17/08/2025
Maqedoni

Menduh Thaçi thyen pritshmëritë: Asnjë kandidat, asnjë listë – PDSH jashtë zgjedhjeve!

17/08/2025
Maqedoni

Raste ekstreme në Shkup: Tentim-vrasje ndaj gjyshes, paraburgim për 28-vjeçaren e dyshuar

17/08/2025
Maqedoni

Vihet nën kontroll zjarri mbi Sllupçan, Nexhmedin Sadiku në terren me drejtorin e QMK-së

17/08/2025
Maqedoni

Leskovica demanton përçarjet në degën e BDI-së në Çair: “Do të jem krah për krah me Bujar Osmanin deri në fitore”

17/08/2025
Next Post
Siljanovska: Në Maqedoni duhet të vijë koha e grave!

Siljanovska: Në Maqedoni duhet të vijë koha e grave!

Tre të vdekur, 8 të plagosur në të shtënat masive në një restorant të Nju Jorkut

17/08/2025

Vdiq mjeku i luftës dhe i paqes, Aliriza Osmani – Alushi

17/08/2025

Sopi reagon ndaj kërkesës së BDI-së për dorëheqje: Po të mos ishte për të qeshur, do ishte për të qarë!”

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk