Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN: BDI e ktheu MO-në në mjet pasurimi personal dhe mbulim të dështimeve

14/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë bërë 24 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, dokumenti më i rëndësishëm për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por hija e moszbatimit të saj të plotë vazhdon të rëndojë mbi institucionet shtetërore. Fajtorin kryesor e dimë të gjithë: BDI, partia nongrata që për 22 vite rresht ishte në pushtet dhe që, në vend se ta kthente Marrëveshjen në realitet, e përdori si flamur elektoral dhe si bankomat për pasurim personal.

Faktet flasin vetë: Në vitin 2013, ish-Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit shpalli tender prej 6 milionë denarësh për një “analizë” mbi zbatimin e marrëveshjes. Fitues, sipas informacioneve, ishte kompania “TAG Komunikacii”, në pronësi të një emri të njohur për afërsinë me BDI-në dhe për pozitën e tij në strukturat shtetërore të kontrolluara nga kjo parti!

Paratë e qytetarëve u shpenzuan për “analiza”, “konferenca” dhe “tribuna”, ndërsa nga ana tjetër krijuan iluzion rreth progresit. Analizat e paguara shtrenjtë rekomandonin masa që BDI nuk i zbatoi kurrë: detyrime ligjore për përfaqësim të drejtë në kompanitë shtetërore, adresim të gjuhës së urrejtjes në Kodin Penal, decentralizim me buxhet konkret dhe zgjidhje të statusit të viktimave të vitit 2001.
Asnjë nga këto nuk u bë realitet sepse për BDI-në, Marrëveshja e Ohrit nuk ishte mjet për barazi, ishte mjet për tendera, pasurim dhe për t’u fshehur pas analizave të sajuara sa herë që dështimet e tyre bëheshin të dukshme.

VLEN i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e propagandës së një partie që për dy dekada e shfrytëzoi amanetin e vitit 2001 për interesa të ngushta personale.
Ne jemi të vendosur që Marrëveshjen e Ohrit ta zbatojmë plotësisht, jo në letra, jo në konferenca boshe, por në jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar.

Dëshmia më e qartë e kësaj është miratimi historik i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, një fitore e madhe politike, një kthesë epokale në barazinë institucionale, një garanci ligjore që i jep fund padrejtësive 20-vjeçare. Ky ligj nuk është thjesht nen në fletore zyrtare, është vulë mbi një epokë të re për shqiptarët, është siguria se zëri ynë nuk do të anashkalohet më kurrë në shtetin tonë.

Previous Post

Graçanica – bën bashkë VV, LDK, PDK dhe AAK në zgjedhjet lokale në Kosovë

Next Post

Arrestohet në Prishtinë Ramadan Morina, i dyshuar për masakrën e 34 civilëve shqiptarë në vitin 1999

Related Posts

Aktuale

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

24/10/2025
Aktuale

Aksion policor në Rashçe të Shkupit: Sekuestrohet sasi e madhe armësh dhe municioni (FOTO)

24/10/2025
Maqedoni

Albi Qamili: Ali Ahmetin e tradhtoi gjuha

24/10/2025
Maqedoni

Oda e Mjekëve: Mjeku Kuzmanovski do të marrë licencën për punë nëse kalon një trajnim tre mujor

24/10/2025
Maqedoni

Mbi 300 mjekë shqiptarë vitet e fundit braktisën Maqedoninë

24/10/2025
Maqedoni

Adnan Azizi – Ali Ahmetit: Në vend që të reflektoni pas humbjes, po i fyeni shqiptarët!

24/10/2025
Next Post

Arrestohet në Prishtinë Ramadan Morina, i dyshuar për masakrën e 34 civilëve shqiptarë në vitin 1999

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

24/10/2025

SHBA vendos sanksione ndaj presidentit kolumbian

24/10/2025

Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura në SHBA

24/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk