Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

VLEN: BDI dhe satelitët e saj kanë shkatërruar kulturën shqiptare

06/08/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
“BDI dhe satelitët e saj vazhdimisht kanë nëpërkëmbur kulturën shqiptare, dhe e fundit nga kjo nëpërkëmbje është edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut me drejtorin e këtij institucioni, Shkodran Tolaj, i cili si arritje në karrierë ka vetëm faktin që është këngëtar personal i Ali Ahmetit”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Sipas VLEN rrëfimet e punonjësve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe janë skandaloze dhe të tmerrshme.
“Koalicioni VLEN përshëndet guximin dhe kurajon e këtyre punonjësve që kanë dalë publikisht për të shpalosur “mëkatet” e këngëtarit të Ali Ahmetit, Shkodran Tolaj.
Ky person, në vend që të merret me avancimin e kulturës, është marrë me gjithçka tjetër përveç se me detyrën e tij primare, gjë që është emblematike për partinë që ka qeverisur këtë vend për 22 vite me kuadro joprofesionistë. Në vend se të zgjidhë statusin e punonjësve, ai ka zgjedhur t’i lë pezull dhe t’i degradojë, duke shfaqur arrogancën dhe mungesën e përgjegjësisë. Koalicioni VLEN, si pjesë e qeverisë, dënon ashpërsisht veprimet e drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe, Shkodran Tolaj. Ai kishte mundësinë të zgjidhë statusin e artistëve, por zgjodhi të ndjekë të njëjtën rrugë të paaftësisë dhe neglizhencës si çdo institucion tjetër që udhëhiqet nga BDI dhe satelitët e saj”, thuhet në njoftim.
Nga koalicioni VLEN I bëjnë thirrje edhe prokurorisë publike që të hyjë në këtë institucion dhe të sheh nëse ka shkelje edhe më të mëdha të punës së Shkodran Tolajt.
“BDI dhe satelitët e saj kanë treguar paaftësinë e tyre për të menaxhuar institucionet publike dhe për t’u shërbyer qytetarëve. Përveç për krim dhe korrupsion, ata nuk kanë treguar aftësi në asnjë fushë tjetër, duke sjellë dëme të mëdha në shoqërinë tonë.
Koalicioni VLEN angazhohet të ndjekë këtë çështje deri në zgjidhjen e plotë të saj dhe të sigurojë që drejtësia të vihet në vend. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë kulturën dhe trashëgiminë tonë shqiptare dhe të sigurojmë që artistët tanë të kenë mbështetjen dhe respektin që meritojnë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VLEN-it.
Previous Post

Biden takohet me ekipin e sigurisë kombëtare gjersa frika nga sulmi i Iranit ndaj Izraelit rritet

Next Post

Harris ngushton rrethin e kandidatëve për zv.president, sot zgjidhet kush do e fitojë postin

Related Posts

Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
Maqedoni

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

12/10/2025
Maqedoni

VMRO-DPMNE: “14 milionë euro nga një tender i vetëm të Markovski Company me REK dhe ESM – a përfunduan tek Zaev dhe Filipçe në Bullgari?”

12/10/2025
Maqedoni

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

12/10/2025
Next Post

Harris ngushton rrethin e kandidatëve për zv.president, sot zgjidhet kush do e fitojë postin

Nga e hëna, ndalohet përkohësisht përdorimi i monopatinave elektrike në Shqipëri

12/10/2025

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

12/10/2025

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk