Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN akuzon Bujar Osmanin për prokurime korruptive në MPJ: “Shteti ka paguar trefish më shtrenjtë për të njëjtat automjete”

17/09/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesi i VLEN-it, Arbër Kadriu, doli sot para mediave me akuza të rënda ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, aktualisht kandidat i DI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, lidhur me prokurimet për Këshillin Ministror të OSBE-së të mbajtur në dhjetor 2023.

“Ky dokument është dëshmi e pakontestueshme e mënyrës korruptive se si ka vepruar ish-ministri Bujar Osmani,” tha Kadriu, duke prezantuar kontratën për marrjen me qira të automjeteve për nevojat e MPJ-së.

Sipas tij, marrëveshja e nënshkruar kap shifrën 56.640.000 denarë për vetëm dy ditë aktivitet, pa mekanizma kontrolli dhe pa dëshmi për numrin real të automjeteve të përdorura.

Kadriu publikoi edhe çmimet që shteti ka paguar:

Automjet VIP: 29.000 denarë/ditë (pa TVSH)

Automjet i klasës së mesme: 23.000 denarë/ditë (pa TVSH)

Minivan 8+1: 19.200 denarë/ditë (pa TVSH)

“Vetëm një muaj më herët, i njëjti operator kishte kontratë me MPJ me çmim prej 9.500 denarë për të njëjtin tip automjeti. Pra, shteti ka paguar trefish më shtrenjtë për të njëjtat shërbime, nga e njëjta kompani dhe në të njëjtën periudhë. Ky është korrupsion sistematik, nuk është gabim administrativ,” theksoi ai.

Ai akuzoi se kontrata është nënshkruar pa procesverbal, pa kontroll të brendshëm dhe pa komision pranimi. “Ky është model klasik i derdhjes së parave publike në xhepa privatë. Ky ishte stili i punës së Bujar Osmanit si ministër i Jashtëm,” u shpreh Kadriu, duke theksuar se këto konstatime nuk janë të VLEN-it, por të Entit shtetëror të revizionit.

VLEN kërkon hapjen e hetimeve për të gjithë të përfshirët në kontratë dhe verifikim të plotë të të gjitha prokurimeve në MPJ gjatë mandatit të Osmanit.
“E pyesim publikisht Bujar Osmanin: Kush e ka vërtetuar numrin e automjeteve dhe realizimin e kontratës? Pse çmimet kanë qenë trefish më të larta? Kush ka përfituar nga kjo skemë? Ai nuk mund të fshihet pas nëpunësve dhe procedurave,” tha Kadriu.

Në fund, përfaqësuesi i VLEN-it deklaroi se ky model duhet të marrë fund: “VLEN do të vazhdojë të zbulojë të vërtetën dhe të luftojë për një qeverisje të ndershme, të përgjegjshme dhe transparente në menaxhimin e parave të qytetarëve.”

Previous Post

Nagetsat e reja të KFC-së me 100% mish pule, shija ideale për gjithë familjen!

Next Post

Kryetari Limani kujdeset për një Gostivar më të pastër – NP Komunalec me kamion të ri për mbledhjen e mbeturinave

Related Posts

Maqedoni

Murtezani në Pragë,takim me ministrin çek Dvorzhak – Vizion i përbashkët për rajon të integruar evropian

17/09/2025
__kateg

Forcohen marrëdhëniet me Tiranën, Gashi fton Peleshin në vizitë zyrtare

17/09/2025
Maqedoni

Mendi Qyra paralajmëron fushatë të civilizuar dhe qytetare pa ofendime ndaj oponentëve politikë

17/09/2025
Maqedoni

Struga – Shkëndija barazojnë, humb Shkupi

17/09/2025
Maqedoni

Kryetari Limani kujdeset për një Gostivar më të pastër – NP Komunalec me kamion të ri për mbledhjen e mbeturinave

17/09/2025
Biznes

Nagetsat e reja të KFC-së me 100% mish pule, shija ideale për gjithë familjen!

17/09/2025
Next Post

Kryetari Limani kujdeset për një Gostivar më të pastër – NP Komunalec me kamion të ri për mbledhjen e mbeturinave

Murtezani në Pragë,takim me ministrin çek Dvorzhak – Vizion i përbashkët për rajon të integruar evropian

17/09/2025

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, kampionët e Europës refuzojnë të marrin pjesë nëse…

17/09/2025

Forcohen marrëdhëniet me Tiranën, Gashi fton Peleshin në vizitë zyrtare

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk