Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

VLEN: A është BDI-ja e gatshme të shkaktojë krizë politike për të mos e pranuar humbjen e sigurt?

13/03/2024
VLEN: A është BDI-ja e gatshme të shkaktojë krizë politike për të mos e pranuar humbjen e sigurt?
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një sërë lëvizjesh simptomatike të kryesisë së BDI-së bashkë me Raportin e ODIHR-së mbi rreziqet potenciale për zgjedhjet, që do të jetë temë në Austri në takimin e Gabriel Eskobarit me OSBE-në, na jep të drejtën të dyshojmë në qëllimet e humbësve të dëshpëruar, të cilët më 8 maj do të duhet të kalojnë në opozitë pas 20 viteve. Këtu është kronologjia e qëndrimeve të tyre skajshmërisht simptomatike. Së pari, Ali Ahmeti deklaroi në shkurt në Kosovë se tani nuk është koha për president shqiptar. Së dyti, Artan Grubi, kur BDI-ja u bë e vetëdijshme se nuk mund të gjejnë mënyrë ta pengojnë VLEN-in të ketë kandidat presidencial, publikoi në Fejsbuk “Vetëm Ali Ahmeti”, duke aluduar se ai do të jetë kandidati i tyre për president. Së treti, kur Arben Taravari njoftoi se do të bëhej kandidat për president i VLEN-it, Ali Ahmeti u frikësua se do të mposhtej dhe vendosi të sakrifikojë Bujar Osmanin me idenë e ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e zgjedhjes së presidentit dhe futjen e funksionit zëvendëskryetar, si kusht i BDI-së për çfarëdo koalicioni me partitë maqedonase. Më pas, në promovimin e Bujar Osmanit në Sallën “Kale”, Ali Ahmeti doli me tezën e katërt “Haxhi Pishmani”, përkatësisht e promovoi sloganin “Erdhi koha për presidentin e parë shqiptar”. Asnjëherë më parë BDI-ja nuk është dukur më e hutuar dhe më e frikësuar. Duke u nisur nga fjala e urtë popullore se “i mbyturi kapet për fije kashte”, duke e marrë parasysh Raportin e ODIHR-së që parashikon jostabilitet të mundshëm dhe zgjedhje të pasigurta, kemi të drejtë të dyshojmë se BDI-ja është e gatshme të shkaktojë krizë politike për të mos e pranuar humbjen e sigurt që vjen. Nuk duhet të anashkalojmë se kandidati për president i BDI-së deri dje ishte kryesues i OSBE-së dhe kishte ose duhej të kishte qasje dhe të ketë marrë pjesë në hartimin e këtij Raporti. BDI-ja nuk ka të drejtë të flasë për Presidentin e Parë Shqiptar, sepse në vend që të mbështesë Arben Taravarin, vendosi që ta sabotojë mundësinë që kjo të ndodhë tani menjëherë, në vitin 2024. Askush nuk mund ta ndalë rrugën e ndryshimeve që i dëshiron populli shqiptar dhe ato do të ndodhin. VLEN-i do të formojë Qeverinë e ardhëshme, fitorja është e sigurt. Thirrja për qytetarët është që të votojnë në mënyrë masovike dhe të zgjedhin 20 deputetë të VLEN-it për të bërë atë që BDI-ja nuk e bëri për 20 vjet. Ne do të jemi faktori kryesor në përmbushjen e anëtarësimit të plotfuqishëm në BE dhe garantuesi për rrugën strategjike të vendit. Ndërsa për të gjitha skandalet korruptive të një pjese të kryesisë së BDI-së do të ketë përgjegjësi.

Previous Post

Debati për librin, Kelmendi- Osmanit: Duheshka të bëjmë emision të posaçëm për librat (VIDEO)

Next Post

Osmani pranoi letër falënderimi nga MPJ e Suedisë për mbështetjen e anëtarësimit në NATO

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi: Llokës duhet t’i kthehet krenaria dhe siguria që meriton

10/09/2025
Maqedoni

Azizi nga Tearca: Fitorja e Dautit është e padiskutueshëm, BDI më 19 tetor shkon në histori!

10/09/2025
Maqedoni

Kasami dhe Memishi në Dobrosht priten nga veterani i sportit Nizam Iljazi

10/09/2025
Maqedoni

Shkëndija e fiton 9:0 Jeni Malen, kualifikohet edhe Shkupi

10/09/2025
Maqedoni

Ademi: Vendosja e pllakës së çetnikun serb Vuk, sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetësisë së RMV-së

10/09/2025
Aktuale

Formohet Këshilli Kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë, e udhëheqë Zëvendëskryeministri Fetai

10/09/2025
Next Post
Osmani pranoi letër falënderimi nga MPJ e Suedisë për mbështetjen e anëtarësimit në NATO

Osmani pranoi letër falënderimi nga MPJ e Suedisë për mbështetjen e anëtarësimit në NATO

Muhamet Elmazi: Llokës duhet t’i kthehet krenaria dhe siguria që meriton

10/09/2025

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

10/09/2025

Azizi nga Tearca: Fitorja e Dautit është e padiskutueshëm, BDI më 19 tetor shkon në histori!

10/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk