Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Vizita në Tiranë/ Zbulohen marrëveshjet që Blinken do nënshkruajë ditën e nesërme

14/02/2024
Vizita në Tiranë/ Zbulohen marrëveshjet që Blinken do nënshkruajë ditën e nesërme
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy marrëveshje do të nënshkruhen mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë vizitës që do të mbajë nesër në Tiranë Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken.

Sipas një njoftimi zyrtar mësohet se, këshilli i ministrave ka miratuar në parim marrëveshjet të cilat kanë të bëjnë me një program të shkëmbimit akademik “Fullbright” si dhe memorandumi i bashkëpunimit Shqipëri-SHBA kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, që ka të bëjë me bashkëpunimin në mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Vendimet e Këshillit të Ministrave ditën e sotme (14 shkurt):

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (KËSHILLI I MINISTRAVE) DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR PROGRAMIN E SHKËMBIMIT AKADEMIK “FULBRIGHT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT SHQIPËRI – SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS KUNDËR MANIPULIMIT TË INFORMACIONIT TË SHTETIT TË HUAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Previous Post

Gashi: LEN tashmë e ka kandidatin e saj për president

Next Post

Kryeparlamentari Mitreski shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Related Posts

Shqipëri

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës XI

12/09/2025
Aktuale

“Diella” ministrja e parë me Inteligjencë Artificiale në qeverinë Rama! Do jetë përgjegjëse për tenderët

11/09/2025
Shqipëri

Edi Rama shpall emrat e kabinetit të ri qeveritar

11/09/2025
Shqipëri

Emërohet kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë

11/09/2025
Maqedoni

Fetai në Tiranë: Integrimi evropian, shtyllë kryesore për transformimin e shoqërisë sonë

10/09/2025
Shqipëri

Tirana mbledh ambasadorët/ “Diplo2025”, fokus integrimi drejt BE

07/09/2025
Next Post
Kryeparlamentari Mitreski  shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Kryeparlamentari Mitreski shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Dita Botërore e Ndihmës së Parë

12/09/2025

Aksident tragjik në rrugën Shtip-Radovish, humbin jetën dy persona

12/09/2025

DMSH: Ende ka tym në “Drislla” por në vëllim më të vogël, zjarri në deponinë “Vardarishte” është shuar plotësisht

12/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk