Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Vizita e parë europiane aty ku tashmë ligjin e bën Turqia e Erdoganit

03/01/2025
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock, po viziton Damaskun, duke vendosur kushte për rifillimin e marrëdhënieve mea Gjermaninë, ose ndryshe Bashkimin Evropian, me udhëheqësinë e re të Sirisë, tashmë nën ombrellën turke.

“Një fillim politik, i ri midis Evropës dhe Sirisë, midis Gjermanisë dhe Sirisë, është i mundur,” tha liderja e të Gjelbërve pak përpara se të fluturonte për në Damask, duke shtuar se asaj do t’i bashkohej homologu i saj francez Jean-Noel Barot.

Burbock dhe Barot janë ministrat e parë të jashtëm të BE-së që vizitojnë Sirinë që nga përmbysja e Bashar al-Assadit rreth katër javë më parë.

Të dy zyrtarët, në emër të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme Kaya Kalas, synojnë të zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit e qeverisë kalimtare, nën udhëheqjen e Abu Mohammed al-Jolani.

Burbok fluturoi për në Damask të premten në mëngjes përmes Qipros, ndërsa Barot kishte festuar Vitin e Ri me ministrin francez të mbrojtjes dhe forcat e armatosura franceze në Liban.

Analena Burbock vendosi si kusht për rifillimin e marrëdhënieve mbrojtjen e grave dhe minoriteteve.

“Një fillim i ri mund të bëhet vetëm nëse shoqëria e re siriane u jep një vend në procesin politik të gjithë sirianëve, grave dhe burrave, të çdo grupi etnik ose fetar, dhe siguron të drejta dhe mbrojtje,” theksoi ajo.

Në të njëjtën kohë, shprehu vullnetin e BE-së për të mbështetur Sirinë në një tranzicion paqësor të pushtetit dhe rindërtim, me kusht që drejtësia të rivendoset dhe të mos ketë hakmarrje ndaj grupeve të caktuara të popullsisë.

Por kjo grua e cila udhëheq diplomacinë e Berlinit shfaqi shqetësim në lidhje me rolin përcaktues turk në Siri.

“Gjermania po punon për të siguruar që procesi brenda Sirisë të mos ndërpritet nga jashtë. Të bësh këtë do të thotë të respektosh sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve fqinje”, tha ajo, duke përcjellë kështu frustrimin perëndimor ndaj faktit se tashmë ligjin aty e bën Turqia.

Në të njëjtën kohë, ajo argumentoi se Rusia duhet të largohet nga bazat e saj ushtarake në Siri, pasi ka qenë prej vitesh një nga vendet më të rëndësishme – aleatët e Bashar al-Asad.

Dhe ndërsa Gjermania ka pranuar gati një milion refugjatë sirianë, Analena Burbock tha se kthimi i tyre i mundshëm në Siri ka të ngjarë të jetë një problem.

Dhe si një detaj i veçantë nga vizita e saj në Damask është mosdhënia e dorës zyrtarët e rinj sirianë, bartës të etikës islame, ku gruaja mjafton të përshëndetet me dorë në zemër, pa e prekur fizikisht me të në emër të një etike të dyanshme me thelb moral. /tesheshi.com/    https://x.com/clashreport/status/1875098717558296771?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1875098717558296771%7Ctwgr%5E90b83eb159841356d35549295b4b4a9016a62fca%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftesheshi.com%2Fkryediplomatja-e-berlinit-pritje-me-dore-ne-zemer-ne-damask%2F

Previous Post

“Më kanë bërë sehire”, banorja e BBVK-së reagon pas incidentit që i ndodhi

Next Post

Conceicao e nis mbarë, Milani mposht Juventusin dhe siguron finalen e Superkupës

Related Posts

Botë

Dhjetëra të vrarë në luftimet përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

12/10/2025
Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Rajon

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

11/10/2025
Rajon

Vuçiqi zhgënjehet edhe nga Rusia

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Rajon

Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

11/10/2025
Next Post

Conceicao e nis mbarë, Milani mposht Juventusin dhe siguron finalen e Superkupës

“Urime fitoren, Ramiz” – vjen urimi i Noizyt për Lladrovcin

12/10/2025

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

12/10/2025

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk