Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Visar Ganiu i kundërpërgjigjet BDI-së

25/02/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Faktet flasin vetë! Pyesim BDI-në, pse hesht për diskriminimin sistematik të Çairit nga kryetarja e tyre e Qytetit të Shkupit? Pse nuk ngrisin zërin për mungesën e investimeve kapitale, por përpiqen të shpërqendrojnë opinionin publik me akuza të pabazuara?

Komuna e Çairit, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, realizon shpenzimet buxhetore bazuar në Programet vjetore, të propozuara nga sektorët përkatës dhe të miratuara nga Këshilli Komunal. Për më tepër, raportet vjetore mbi realizimin e këtyre programeve gjithashtu miratohen nga Këshilli, duke garantuar transparencë të plotë mbi mënyrën se si dhe ku shpenzohen fondet publike.

Komuna e Çairit llogaridhënien e saj e jep para qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre, këshilltarëve komunalë të zgjedhur nga banorët e Çairit. Prandaj, pyesim përfaqësuesit e BDI-së, të cilët janë partnerë të Danela Arsovskës, pse nuk kërkojnë përgjegjësi nga ajo për diskriminimin e hapur ndaj Çairit?

Qyteti i Shkupit, nën drejtimin e kryetares aktuale, ka neglizhuar plotësisht investimet kapitale në Çair. Deri më tani, i vetmi projekt kapital i realizuar është “Mega Parku” në Fushë Tophanë, për të cilin Qyteti i Shkupit ka ndarë 10,000,000 denarë (rreth 160.000 euro).

Sipas të dhënave zyrtare, Qyteti i Shkupit inkason shumë më tepër se 1.2 milion euro në vit nga banorët e Çairit përmes këtyre taksave dhe të ardhurave:
✅ Tatimi mbi pronën (persona fizik dhe juridik)
✅ Tatimi mbi trashëgiminë dhe dhuratën
✅ Tatimi mbi qarkullimin e pronave të paluajtshme
✅ Kamata për mospagimin e tatimit mbi pronën
✅ Kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore
✅ Të ardhura nga shitja e tokës jondërtimore në pronësi të RMV-së

Për më tepër, nga viti 2019 deri më sot, banorët e Çairit kanë paguar në buxhetin e Qytetit të Shkupit plot 1.100.626.505 denarë (17.896.366 euro), ndërsa investimet kapitale të realizuara janë minimale:
➡️ Rekonstruksioni i rrugës Xhon Kenedi – 56,000,000 denarë (realizuar në 2020)
➡️ Rekonstruksioni i rrugës Brigada Maqedono-Kosovare – 26,000,000 denarë (realizuar në 2020)
➡️ Mega Parku në Fushë Tophanë – 10,000,000 denarë (realizuar në 2023)

Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për transparencë dhe zhvillim, duke punuar për qytetarët, pavarësisht pengesave politike dhe lojërave të koalicionit Arsovska-BDI.

 

Previous Post

Mexhiti: Po harmonizohemi me direktivat e reja të BE-së për kontrollin e ndotjes industriale

Next Post

Qeveria miraton propozimin për shkarkimin e Kocevskit

Related Posts

Maqedoni

KSHZ-ja ua hoqi akreditimet tetë vëzhguesve vendas për shkak të agjitimit para një vendvotimi

02/11/2025
Maqedoni

MPB: Nuk janë regjistruar shkelje të rënda të rendit dhe qetësisë publike

02/11/2025
Maqedoni

9 persona nga Maqedonia dhe Kosova organizuan gara të jashtëligjshme me qen

02/11/2025
Maqedoni

Jehona e votuesve deri në orën 15 për Qytetin e Shkupit! Çairi dhe Saraji me daljen më të vogël

02/11/2025
Maqedoni

E kërkuar prej kohësh, bie në pranga 44-vjeçarja nga Tetova e dënuar për mashtrim

02/11/2025
Maqedoni

Deri në ora 13:00, dalja e votuesve në raundin e dytë arrin 19,96%

02/11/2025
Next Post

Qeveria miraton propozimin për shkarkimin e Kocevskit

KSHZ-ja ua hoqi akreditimet tetë vëzhguesve vendas për shkak të agjitimit para një vendvotimi

02/11/2025

Sinan Vllasaliu: Estrada sot është më e paedukatë, janë rehatuar me playback

02/11/2025

MPB: Nuk janë regjistruar shkelje të rënda të rendit dhe qetësisë publike

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk