Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Vihet re lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë

30/09/2023
Vihet re lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme është vënë re lëvizja e një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës, pas shqetësimeve që Uashingtoni dhe Brukseli shprehën për zhvendosjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Qyteti i Predejanit ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë.

Kolona me automjete të ushtrisë serbe, sipas Radio Evropa e Lirë, rreth mesditës po lëvizte nga jugu në veri të vendit.

Zhvendosja trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen rreth një javë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

Mesazhe nga SHBA dhe BE

Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendosjen e trupave serbe pranë kufirit me Kosovën.

Gjatë një bisede me gazetarët më 29 shtator, koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Një ditë më vonë, kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, theksoi se BE-ja është shumë e shqetësuar për forcimin e pranisë ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit dhe tha se kjo është “shqetësuese dhe duhet të ndalet menjëherë”.

Cili është reagimi i Beogradit?

Serbia pretendon se nuk e ka ngritur nivelin e gatishmërisë luftarake.

Në një deklaratë për media më 29 shtator, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se “ka të pavërteta për nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake të Serbisë”, pasi, siç pretendon, ai nuk e ka miratuar këtë.

Pas sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, Ushtria Serbe përmes një komunikate për media (27 shtator) njoftoi se ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, i vizitoi njësitet e ushtrisë “në zonën e dislokimit të tyre” atë ditë, por pa saktësuar se në cilën pjesë të Serbisë.

Ushtria serbe ka dislokuar trupat e saj përgjatë kufirit me Kosovën, pas sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, e cila mohon çdo lidhje dhe njoftoi se do ta hetojë njërin prej liderëve kryesorë të serbëve të Kosovës, Millan Radoiçiq, i cili e mori përgjegjësinë e plotë për sulmin, sipas avokatit të tij.

Previous Post

Stacionet e autobusëve të stërmbushur, vazhdon emigrimi për një jetë më të mirë!

Next Post

Osmani: Vuçiq, togeri i Millosheviqit po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur

Related Posts

Rajon

“Na nxirrni jashtë, na shpëtoni”, dëshmitari okular përshkruan momentet pas aksidentit tragjik në Greqi, 3 shqiptarë u dogjën në makinë

20/08/2025
Rajon

Serbi: Dhunë, kaos dhe kërcënime

20/08/2025
Rajon

Grafiti provokues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në Kollashin të Malit të Zi

19/08/2025
Rajon

Aksident tragjik në Greqi, vdesin tre shqiptarë! Kamioni u përplas me dy makina

18/08/2025
Rajon

Tragjike! Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, ndërron jetë pacienti

18/08/2025
Rajon

Vuçiç jep mesazhin publik: Tri ditët e ardhshme shteti do pushojë së ekzistuari

18/08/2025
Next Post
Osmani: Vuçiq, togeri i Millosheviqit po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur

Osmani: Vuçiq, togeri i Millosheviqit po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur

Aliu: Po punojmë drejt avancimit të sistemit shëndetësor, përfshirë dhe përmirësimin e sistemit “Termini im”

20/08/2025

KSHZ: Ka filluar afati për dorëzim të emrave dhe listave

20/08/2025

Liri për çlirimtarët/ Më 14 shtator protestohet në Hagë

20/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk