Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Showbiz

Vidhen çantat nga dyqani Hermes në Milano, një prej tyre kap vlerën e 50 mijë eurove

10/08/2023
Vidhen çantat nga dyqani Hermes në Milano, një prej tyre kap vlerën e 50 mijë eurove
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një dyqan të Hermesit në Milano janë vjedhur çanta me vlerë rreth 90 mijë euro. Denoncimi është bërë nga drejtuesit e dyqanit via Montenapoleone, të cilët u shpjeguan karabinierëve se zbuluan mungesën e 4 çantave, të cilat ishin zëvendësuar me të tjera me vlerë më të vogël. Mes çantave të vjedhura është edhe një Birkin prej krokodili me vlerë 50 mijë euro.

Hetuesit po punojnë për pamjet e kamerave të sigurisë për të parë nëse është e mundur të gjenden elementë të dobishëm për hetimin.

Për të pasur Birkin-in e famshëm, shifra është marramendëse, disa modele shiten me çmimin e një apartamenti, por duhet edhe shumë durim, pasi lista e pritjes është e gjatë. Një strategji marketingu që e bën këtë objekt edhe më ekskluziv, dhe për rrjedhojë të çmuar.

Edhe historia e lindjes së saj ka ndihmuar që kjo çantë të shndërrohet në një simbol. Maison Hermes thotë se “ky objekt ndër më të dëshiruarit në dekadat e fundit”, ka lindur në ajër gjatë një fluturimi Paris-Londër. Në bord, aktorja angleze Jane Birkin është ulur pranë Jean-Louis Dumas, president i Hermes (1978-2006). Të dy fillojnë të bisedojnë dhe aktorja ankohet se nuk mund të gjejë një çantë që i përshtatet nevojave të saj.

“Një krijues i lindur i talentuar me një intuitë të pagabueshme, Dumas dizajnon menjëherë një çantë të gjerë me formë drejtkëndëshe, të butë dhe të gjerë, me një profil të lëmuar dhe qepje”, thotë maison Hermes. Ashtu si çanta Hermes Kelly u frymëzua nga Grace Kelly, Birkin e merr emrin nga Jane e cila me Serge Gainsbourg ishte padyshim një nga çiftet më të famshëm dhe më transgresivë të jet set-it të viteve gjashtëdhjetë.

Aksesori i çmuar me dorezë të dyfishtë, ndryshon në përmasa, janë tre, Birkin 25, Birkin 30 dhe Birkin 35, në ngjyrë dhe lëkurë. Ndërsa çmimi fillon nga 10 mijë euro e lart, deri në shifra të tepruara siç është ajo e vjedhur në Milano që siç është deklaruar, kap vlerën e 50 mijë eurove. Dhe sigurisht që nuk është më e shtrenjta, sepse Birkin Faubourg ekskluzive u shit për 160,000 euro.

Previous Post

E pabesueshme, Kane i bie pishman për kalimin te Bayern Munchen

Next Post

Bisedë telefonike e Osmanit me Bajramovin dhe Mirzojanin: Përmes dialogut konstruktiv të stabilizohet situata rreth Korridorit të Laçinit

Related Posts

Kosovë

Zbulohet opinionistja e parë e Big Brother Vip Kosova 4

16/10/2025
Kosovë

Zbulohet data e madhe e nisjes për ‘Big Brother VIP Kosova 4′

16/10/2025
Showbiz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16/10/2025
Showbiz

Rita Ora befason me pamjen e re

16/10/2025
Showbiz

Kiara dhe Luizi së shpejti në një bashkëpunim muzikor?

15/10/2025
Showbiz

Arrestohet Kylie Jenner?

13/10/2025
Next Post
Bisedë telefonike e Osmanit me Bajramovin dhe Mirzojanin: Përmes dialogut konstruktiv të stabilizohet situata rreth Korridorit të Laçinit

Bisedë telefonike e Osmanit me Bajramovin dhe Mirzojanin: Përmes dialogut konstruktiv të stabilizohet situata rreth Korridorit të Laçinit

Dy ditë para zgjedhjeve, vazhdojnë braktisjet nga BDI në Saraj, aktivistë nga Sfillarja e Poshtme i bashkohen Muhamet Elmazit

16/10/2025

Ali Ahmeti nga Tetova: Të krahasosh Bajram Rexhepin me Bilall Kasamin është si nata me ditën

16/10/2025

Kaltrina Beqiri: “Tubimi përfundimtar në Çair – një zë që VLEN!”

16/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk