Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Vetëvritet një 41-vjeçare, policia arreston bashkëshortin

06/01/2024
Vetëvritet një 41-vjeçare, policia arreston bashkëshortin
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Durrësit në Shqipëri arrestoi bashkëshortin e një 41-vjeçareje, nënë e katër fëmijëve, e cila vdiq pasi konsumoi lëndë helmuese.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 45-vjeçari i arrestuar ushtronte dhunë psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

“Gjithashtu rezultoi se më datë 27 dhjetor të vitit që kaloi, burri e ka kërcënuar bashkëshorten me thikë për ta vrarë në prezencë të njërit prej fëmijëve”, tha policia shqiptare, duke sqaruar se për këtë rast viktima nuk kishte bërë kallëzim.

Gjatë kontrollit në banesën e çiftit, në fshatin Sukth të Durrësi, policia tha se ka gjetur dhe sekuestruar celularin e 45-vjeçarit, të cilin e kishte fshehur dhe nuk kishte bashkëpunuar me policinë.

Autoritetet sqaruan ky telefon celular, së bashku me telefonin e viktimës, janë dërguar për ekspertizë me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes së rëndë. Policia tha se janë kryer disa veprime të tjera procedurale me qëllim dokumentimin e plotë të shkakut që detyroi shtetasen e Shqipërisë, B.L, të konsumonte lëndë helmuese.

Njëkohësisht strukturat e specializuara për hetimin e krimeve kibernetike po kryejnë disa veprime për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin apo autoren e keqpërdorimit të të dhënave të viktimës, në rrjetin social, TikTok.

Familjarë dhe të afërm të 41-vjeçares kanë thënë për policinë se prej më shumë se një viti, me emrin dhe foton e viktimës ishte hapur një llogari në rrjetin social, TikTok, ku gruaja fyhej dhe denigrohej.

Policia pranoi më 5 janar se për këtë rast, në dhjetor të vitit 2022 viktima kishte bërë një kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false emër të saj. Për këtë kallëzim, policia tha se ia ka përcjellë të dhënat prokurorisë dhe çështja është nën hetim.

Po ashtu, nga autoritetet e rendit u tha se pas këtij kallëzimi nuk kishte pasur ndonjë shqetësim apo kallëzim nga 41-vjeçarja për këtë rast.

Policia sqaroi se pasditen e 2 janarit të vitit 2024, ishte njoftuar nga shërbimet e spitalit të Durrësit se gruaja, që dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë, kishte marrë ndihmën mjekësore, por nuk kishte mundur të mbijetonte.

Familjarë të viktimës kanë thënë për mediat se kërkojnë zhvarrosjen e trupit, pasi pretendojnë se ajo kishte shenja dhune dhe akuzojnë bashkëshortin për dhunë.

Reagimet për vdekjen e 41-vjeçares
Kjo ngjarje solli reagime të shumta. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, tha se “ngjarja tragjike duhet të shërbejë si apel i fuqishëm për shoqërinë dhe institucionet”.

“Kuvendi do të shqyrtojë menjëherë me përparësi ashpërsimin e ligjit për mediat online dhe Kodin Penal, sidomos dispozitat që lidhen me krimin kibernetik, sulmet, fyerjet, dhe agresivitetin në rrjetet sociale”, tha Nikolla.

Edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se duhet rishikuar ligjet, “për të ndëshkuar ashpër këtë formë të krimit online që po vret përditë pak e nga pak pa u ndëshkuar askush”.

Pak qytetarë i përgjigjen thirrjes për protestë në Shqipëri pas vetëvrasjes së 41-vjeçares.
Pak qytetarë i përgjigjen thirrjes për protestë në Shqipëri pas vetëvrasjes së 41-vjeçares.
Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se “gjuha e poshtërimit dhe e denigrimit të grave gjendet rëndom në median vizive, të shkruar dhe online, ku sulmet kalojnë pa u analizuar dhe pa u dënuar nga ligji dhe shoqëria”.

Ajo theksoi se ky fenomen prek në mënyrë shproporcionale gratë dhe vajzat, ushqehet nga kultura e dhunës patriarkale që i izolon gratë në këndin e “turpërimit” kolektiv, duke u sjellë trauma të rënda individuale, familjare dhe shoqërore.

Avokati i Popullit në Shqipëri e cilësoi ngjarjen alarm të fortë për nevojën e një ndërhyrjeje të menjëhershme.

Ky institucion bëri thirrje të dedikuar për të gjithë komunitetin e platformave të mediave sociale, për të ndërtuar një mjedis mbrojtës dhe të shfaqë kujdes për mirëqenien emocionale të të gjithë qytetarëve.

Për ngjarjen pati indinjatë dhe reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku u njoftua edhe një protestë, paraditen e së dielës. Por, thirrjes për protestë iu përgjigjen shumë pak qytetarë.

Previous Post

Alaska Airlines ndalon fluturimin e avionëve Boeing 737 pas një incidenti

Next Post

Bunjaku: Gjyetia e shtrigave nga mediat maqedonase dhe verbësia e urrejtjes ndaj shqiptarëve ka tejkaluar çdo kufi!

Related Posts

Shqipëri

Rama pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë: Ditë e frytshme, vendosëm për investime në disa sektorë

16/05/2025
Showbiz

Publikohet renditja e performancave në Eurovision 2025, ja kur do të këndojë Shkodra Elektronike në finalen e madhe të Bazelit

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Shqipëri

Një 38-vjeçare vetëvritet me armë zjarri në Tiranë

16/05/2025
Shqipëri

Europa “zbarkon në Tiranë”, demokratët protestojnë për zgjedhjet

16/05/2025
Aktuale

Sot mbahet samiti i Komunitetit Politik, 47 liderë evropianë zbarkojnë në Tiranë

16/05/2025
Next Post
Bunjaku: Gjyetia e shtrigave nga mediat maqedonase dhe verbësia e urrejtjes ndaj shqiptarëve  ka tejkaluar çdo kufi!

Bunjaku: Gjyetia e shtrigave nga mediat maqedonase dhe verbësia e urrejtjes ndaj shqiptarëve ka tejkaluar çdo kufi!

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk