Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Vesel Murseli vjen me librin “Mbijetesa politike e Shqiptar Arbër Ilirit”

25/06/2023
Vesel Murseli vjen me librin “Mbijetesa politike e Shqiptar Arbër Ilirit”
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të premten në Kumanovë, në prani të një numri të madh të artdashësve dhe dashamirëve të kulturës shqiptare, u bë promovimi i librit të parë të autorit Vesel Murseli, me një titull mjaft intrigues dhe metaforik: “Mbijetesa politike e Shqiptar Arbër Ilirit”.
Redaktori i librit, Sevdail Demiri, tha se para nesh kemi një libër të veçantë, të shkruar me një kujdes dhe pedanteri të jashtëzakonshme, ku ndërlidhen letërsia, historia, eseistika dhe publicistika. “Tema qendrore e gjithë librit me mbi 400 faqe, është qenia ekzistenciale e shqiptarit gjatë rrugëtimit mijëravjeçarë nëpër histori, duke u ndeshur me rreziqe të njëpasnjëshme, sa me robëruesit e huaj, sa me vetveten. Tezat që hedh autori në këtë libër për qenien shqiptare, paraqesin përpjekje serioze për deshifrimin e enigmave të shumta historiko – politike, dhe njëkohësisht japin edhe vizione origjinale teorike për mënyrën e zgjidhjes së problemit shqiptar në Ballkan”, u shpreh Demiri.
Sipas vlerësimit të recensentit Avni Avdiu, libri “Mbijetesa politike e Shqiptar Arbër Ilirit”, tejkalon parashikimet e rëndomta dhe pritjet prej tij mund të jenë të mëdha. “Ёshtë i këndshëm për t’u lexuar dhe mbarimi i çdo kapitulli të tërheq të fillosh sa më shpejt me kapitullin tjetër. Këtë joshje e ofron vetë përmbajtja dhe lidhshmëria që ngërthen mënyra e të shkruarit. Ёshtë kjo një ndërmarrje e re në literaturën shqipe, një thurje e historiografisë, letërsisë dhe publicistikës në një libër, sa impresionues aq edhe të guximshëm”, nënvizoi Avdiu.

Autori i librit, Vesel Murseli, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij po e kalon në mërgim, u shpreh se kornizën e lëndës së këtij libri, e kishte përpiluar qysh nga fundi i vitit 1995. “Për më se 27 vjet, ky punim ka qëndruar, në dukje, i harruar, në njërin nga sirtarët e mi. Shkaku për këtë fshihet në faktin se ky libër pretendon të studiojë qenien ekzistenciale të popullit shqiptar. E të jesh vetë shqiptar dhe të pretendosh se studion qenien shqiptare, donë të thotë të ballafaqohesh me ngjarje e gjendje që shpeshherë nuk dëshiron t’i dëgjosh as për hasmin më të egër që mund të kesh.

Kjo nuk duhet të jenë edhe aq e habitshme, sepse qenia e një populli të dhënë e edhe qenia e popullit shqiptar, është përmbledhje e ngjarjeve e gjendjeve nga më të pabesueshmet në historinë e atij populli, në këtë rast edhe në historinë e popullit shqiptar”.
Në fund pati një bashkëbisedim të hapur mes autorit dhe publikut, i cili tregoi një interesim të madh lidhur me temat dhe preokupimet e autorit të shpërfaqura në këtë libër.

Previous Post

Parashikimi i motit sot në Maqedoni

Next Post

Javën tjetër pritet rritja e çmimit të rrymës, ja deri sa mund të shkoj?

Related Posts

Aktuale

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

14/09/2025
Aktuale

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

14/09/2025
Aktuale

Arrestohen menaxheri dhe pronari i fabrikës pas zjarrit në Trubarevë

14/09/2025
Aktuale

Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale

14/09/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

14/09/2025
Aktuale

MSH: Kemi siguruar 2,000 maska për banorët e Trubarevës

13/09/2025
Next Post
Javën tjetër pritet rritja e çmimit të rrymës, ja deri sa mund të shkoj?

Javën tjetër pritet rritja e çmimit të rrymës, ja deri sa mund të shkoj?

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

14/09/2025

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk