Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Vendimi i Gjykatës Themelore në Tetovë, që tenton t’ia dhuron BDI-së Aleancën për Shqiptarët, është një shembull i qartë i kapjes së drejtësisë

12/02/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ky është një akt i pastër i gjyqësorit partiak, i cili përpiqet të manipulojë vullnetin e qytetarëve dhe të shndërrojë një parti politike në plaçkë lufte për Ali Ahmetin. Dërgojmë një mesazh të qartë për gjykatësin Ilir Rexhepi dhe klanin e Ziadin Selës: përpjekja juaj për të kontrabanduar Aleancën për Shqiptarët është e dështuar! ASH është e popullit, e anëtarësisë dhe e njerëzve me dinjitet, që nuk shiten për një grusht privilegjesh, sikurse ju. Që nga themelimi, ideali i Aleancës për Shqiptarët ka qenë përmbysja e regjimit kriminal të Ali Ahmetit, i cili për motive korruptive ka dëmtuar rëndë interesat e shqiptarëve. Këtë amanet të shenjtë e ka çuar deri në fund lideri i ASH-së, Arben Taravari, i cili me përgjegjësi të plotë ka marrë mbi supe barrën e përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në qeverisje. Vendimi skandaloz i gjykatësit Rexhepi do të bie përsëri në Gjykatën e Apelit. Deri në një vendim përfundimtar, që do të vendosë drejtësinë në vend, lëmë Selën dhe klikën e tij të vetëkënaqen me vulat imagjinare të gjykatësit Rexhepi. Për gjendjen në drejtës, flasin vetë qytetarët dhe organizatat ndërkombëtare. Vetëm 2% e qytetarëve i besojnë sistemit gjyqësor, ndërsa raporti i djeshëm i Transparency International kritikon ashpër ndryshimet skandaloze të Kodit Penal, të cilat mundësuan amnistimin e qindra ish-funksionarëve të regjimit Gruevski-Ahmeti. Ky vendim politik i gjykatësit Rexhepi na motivon edhe më shumë për të ndërmarrë reforma të thella në drejtësi. Nismat për shkarkimin e Kryeprokurorit dhe pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor janë hapa të rëndësishëm për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Ndaj gjykatësit Rexhepi do ngrihet procedure për llogaridhënie. Drejtësia nuk do të mbetet peng i pazareve politike!

Previous Post

“Vetëvendsosje” kërkon aleatë, Albin Kurti shpreson të rrisë mandatet nga vota e diasporës

Next Post

Mexhiti: Sllovenia një partner i fuqishëm drejt avancimit tonë në BE

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post

Mexhiti: Sllovenia një partner i fuqishëm drejt avancimit tonë në BE

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk