Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Showbiz

Veliaj dhe Noizy shërbejnë drekën e Fitër Bajramit në qendrën sociale

21/04/2023
Veliaj dhe Noizy shërbejnë drekën e Fitër Bajramit në qendrën sociale
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia e Tiranës shtroi sot një drekë festive, me rastin e Fitër Bajramit, në të gjitha qendrat e saj sociale, për familjet në nevojë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe këngëtari i njohur Noizy shërbyen drekën në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi” në Tiranë. Veliaj tha se është shumë e rëndësishme që, sidomos në ditë festash dhe në ditë të vështira, të qëndrojmë afër njëri-tjetrit.

“Ju falenderoj shumë për iftaret që keni shtruar gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit, sepse në kohë festash, në kohë ku komuniteti bëhet bashkë, ata që kanë një situatë familjare apo një vështirësi, e ndiejnë më shumë mungesën e një të afërmi. Kur jemi bashkë vërtet gëzimi dyfishohet dhe më vjen mirë që kemi nisur këtë traditë, ku gjithmonë na bashkohet një shok, një shoqe e mirë, për të shërbyer dhe për të kuptuar se i kemi lidhur jetët bashkë, i kemi lidhur fatet bashkë. Nuk mundet që ca të ecin përpara, ca të rrinë mbrapa. Do ecim të gjithë përpara bashkë dhe do bëjmë maksimumin. Gjergj Fishta thoshte: Kemi Bajram, kemi Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë. Për sa kohë që Shqipëria jonë e vogël, zemrën e ka të madhe për t’i respektuar të gjithë, jam shumë i lumtur që Bashkia e Tiranës, siç ka respektuar edhe Krishtlindjen, edhe Pashkën, respekton edhe komunitetin mysliman me fishekzjarret mbrëmë dhe me organizimet sot, edhe me sistemimin e parkimit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se zona në të cilën ndodhet qendra sociale “Gonxhe Bojaxhi”, po shndërrohet në një qendër të re të Tiranës.

“Noizy vjen për ehrë të parë këtu në zonën e rindërtimit. Nuk i kishte parë gjithë këto pallate të reja që janë ndërtuar. Është shumë kollaj të shash diçka që s’e ke parë ose që nuk të pëlqen. Është shumë e vështirë të bësh gjëra të bukura. Lagjja e re do i japë një hov të jashtëzakonshëm, do kthehet si një qendër e re e Tiranës. Po fillon ndërtimi edhe i godinës së Tatimeve e Doganave, por ndërkohë do ketë edhe një hapësirë për besimtarët sepse kur ndërtohet një lagje e re, duhet të ketë edhe institucionet civile, edhe institucionet e besimit. Dua t’ju uroj të gjithëve: Ju dhëntë Zoti shëndet, jetë, durim, për ju e të dashurit tuaj. Qofshin të kaluara gjithë ato halle, gjithë ato vështirësi që mund të kenë ndodhur”, tha Veliaj.

Këngëtari i njohur Noizy uroi besimtarët për festën dhe tha se ndihet krenar që Tirana ofron të tilla shërbime për njerëzit në nevojë.

“Uroj që të jeni mirë të gjithë. Personalisht nuk e dija që këto lloj qendrash ekzistojnë. E dija që ka 1 apo 2, por fakti që Tirana ka 9 të tilla, uroj që të gjithë qytetet e tjera të marrin shembull nga Bashkia e Tiranës e të ndihmojnë njerëzit në nevojë, sidomos ata që janë prekur nga tërmeti. Zoti ju dhëntë shëndet, të keni durim sepse ditët më të bukura po vijnë dhe me ndihmën e njeri-tjetrit mund t’ja dalim përpara”, tha Noizy.

Previous Post

Për Yll Limanin ky ishte Ramazani që e agjëroi komplet, ja çfarë thotë

Next Post

Sa mirë mund të mbijetojë Evropa pa gazin rus?

Related Posts

Showbiz

Mirlindi dhe Vesa hedhin një hap të ri në lidhjen e tyre

15/08/2025
Showbiz

Kantautori i njohur italian anulon të gjitha koncertet e tij: Jam me kancer

15/08/2025
Showbiz

Martohet aktorja kosovare, publikon foto me fustan të bardhë

15/08/2025
Showbiz

Nëna e mohon publikisht, thellohet drama për aktorin e njohur

14/08/2025
Showbiz

Fifi jep lajmin e madh për gjithë dashamirësit

14/08/2025
Showbiz

Luizi “kapet” nga policët, publikon foto

14/08/2025
Next Post
Sa mirë mund të mbijetojë Evropa pa gazin rus?

Sa mirë mund të mbijetojë Evropa pa gazin rus?

Vaksinimi pa gjilpërë: Zbulimi shkencor që mund të ndryshojë gjithçka

15/08/2025

Cveta Ristovska u zgjodh zv/kryetare e KSHPK-së, do ta udhëheqë Komisionin gjatë zgjedhjeve lokale

15/08/2025

Profesionet që i bëjnë dëm zemrës

15/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk