Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Vdekja e Navalnyt, Vuçiç zbulon arsyen përse nuk duartrokiti bashkëshorten e aktivistit

18/02/2024
Vdekja e Navalnyt, Vuçiç zbulon arsyen përse nuk duartrokiti bashkëshorten e aktivistit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se “pozicioni i Beogradit në raport me Moskën do të jetë më i vështirë” pas vdekjes së liderit opozitar rus, Aleksei Navalny.

Megjithatë, udhëheqësi serb hodhi poshtë mundësinë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Vuçiç tha për televizionin Prva se nuk dëshiron të flasë lidhur me atë se çfarë ndodhi me Navalnyn, që vdiq në një burg në Arktik, sepse ai tha se “unë nuk jam trupë hetuese”.

“Nuk jam më i mençur se të gjithë të tjerët në botë që dinë gjithçka paraprakisht. Kjo u përket analistëve politikë, por jo një presidenti të shtetit. Por, pozicioni do të jetë më i vështirë për ne, nuk kam dyshim”, tha Vuçiç sipas mediave kosovare.

Ai theksoi se vdekja e Navalnyt “ka nxitur një zjarr të ri”, duke shtuar se “është tragjike kur një person i ri humb jetën”.

Autoritetet ruse thanë më 16 shkurt se kritiku i Kremlinit, Navalny, u sëmur dhe humbi vetëdijen në një burg në Arktik, ku po vuante një dënimin prej 19 vjetësh burgim.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë përgjegjës për vdekjen e tij presidentin rus, Vladimir Putin, ndërkaq Kombet e Bashkuara u kanë kërkuar autoriteteve ruse që të kryejnë hetime të besueshme.

Presidenti i Serbisë po ashtu u përgjigj se pse gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih më 16 shkurt, kur u publikua lajmi për vdekjen e Navalnyt, ai nuk duartrokiti kur bashkëshortja e kritikut të Kremlinit, Yulia, mbajti fjalim.

“Papritur, një grua mu ul afër dhe unë nuk e kisha idenë se kush ishte ajo”, tha Vuçiç.

Pas kësaj, sipas tij, organizatorët e Konferencës së Munihut, e thirrën atë në skenë dhe e prezantuan.

“Vetëm atëherë kuptova se kush ishte gruaja që ishte e ulur afër meje. Do t’i kisha shprehur ngushëllime, por do të gabohesha, sepse vetëm disa minuta më vonë, ajo tha se nuk duhej t’i shprehnim ngushëllime”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha se ai shkon në takime ndërkombëtare për të luftuar për shtetin e tij, duke shtuar se pret se “do të ketë më shumë presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

Serbia ka raporte të mira me Rusinë dhe pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar që të vendosë sanksione ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë, Beogradi ka refuzuar që të sanksionojë Rusinë.

Previous Post

Grupi i të pakënaqurve në ASH abuzoi me fëmijë në Kongresin e tyre të mbajtur sot në Shkup

Next Post

Kryeministja e Estonisë: Rusia nuk do të më frikësojë

Related Posts

Botë

Përgatitet takimi Putin-Zelensky, Trump: SHBA ofroi garanci sigurie për Ukrainën! Bisedimet e reja brenda dy javëve

19/08/2025
Botë

Deputeti vetëvritet në Parlamentin finlandez, policia rrethon zonën

19/08/2025
Botë

Lavrov “përmbys” thashethemet: Ne nuk duam territore, por mbrojtje për rusët

19/08/2025
Botë

Trumpi i tregon Macronit “sekretin” për Putinin, harron që mikrofoni ishte i ndezur

19/08/2025
Rajon

Grafiti provokues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në Kollashin të Malit të Zi

19/08/2025
Botë

Takimi Putin-Zelensky-Trump, Emmanuel Macron zbulon vendin ku mund të mbahet samiti

19/08/2025
Next Post
Kryeministja e Estonisë: Rusia nuk do të më frikësojë

Kryeministja e Estonisë: Rusia nuk do të më frikësojë

Çairi me masterplan të ri urban – Mexhiti: “Cvetan Dimov” bulevardi kyç për zhvillim

19/08/2025

Andonovski: Sistemi elektronik i menaxhimit të dokumenteve do të modernizohet plotësisht deri në fund të vitit

19/08/2025

“Ata duhet ta bindin …”, Kosova e Zvicra në betejë të ashpër për Leon Avdullahun

19/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk