Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Vdekja e foshnjës, Inspektorati kërkon procedurë për mbikëqyrje profesionale në klinikën e fëmijëve

19/12/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) kërkon mbikëqyrje nga ekspertët për mënyrën e trajtimit të foshnjës shtatë muajshe, e cila katër ditë më parë vdiq në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Një komision pranë Ministrisë së Shëndetësisë do të duhet të vendosë nëse ka pasur gabim mjekësor në këtë rast. Inspektorët qëndruan në terren për dy ditë dhe u konstatua se pavarësisht udhëzimeve të tyre, në Klinikë janë ende në shërbim vetëm praktikantët.

“Është konstatuar nevoja që Ministri i Shëndetësisë, në pajtim me nenin 6 paragrafi 2 të Ligjit për Inspektim Sanitar dhe Shëndetësor si dhe nenin 296 të Ligjit për Kujdes Shëndetësor, të inicojë procedurë për mbikëqyrje profesionale mbi trajtimin e foshnjes shtatë muajshe. Gjithashtu është konstatuar se klinika ende nuk e ka zgjidhur problemin me praninë e detyrueshme të specialistit në ambulancën për kujdestari, për çka zhvillohet procedurë kundërvajtëse në ISHSSH”, thonë nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Lidhur me gjendjen reale dhe trajtimin e foshnjës, u konstatua se fëmija është sjellë fillimisht në klinikën e sëmundjeve të fëmijëve më 9 dhjetor për shkak të temperaturës së lartë dhe skuqjes në të gjithë trupin që para një jave. Pas një ekzaminimi nga specializantë dhe në konsultim me një specialist, foshnja është dërguar për ekzaminime shtesë. Pas rezultateve të marra, foshnja është dërguar për mjekim në shtëpi, por më 11 dhjetor gjendja e saj është përkeqësuar sërish.

“Më 11 dhjetor, në orët e mbrëmjes, fëmija është sjellë sërish në klinikë dhe për shkak të gjendjes së përkeqësuar klinike është shtruar në Repartin e Neurologjisë. Është udhëzuar për më shumë ekzaminime dhe më 13 dhjetor për shkak të përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes shëndetësore është transferuar në Repartin e Mjekimit Intensiv dhe Terapi. Pas stabilizimit të gjendjes, është kthyer përsëri në Repartin e Neurologjisë, ku ka qëndruar për disa orë, më pas është rikthyer në RMIT, ku janë kryer analiza shtesë radiologjike, ekografike dhe analiza të tjera laboratorike, të cilat tregojnë për gjendje të rëndë të përgjithshme të foshnjes, e cila në orët e mbrëmjes së 15 dhjetorit përfundon me eksitus”, njoftojnë nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Foshnja e vdekur shtatë muajshe ka shtuar shqetësimin e publikut, pasi në një periudhë shumë të shkurtër prej rreth tre muajsh, tre fëmijë kanë vdekur në klinikën e fëmijëve. Një foshnjë 14 muajshe ka ndërruar jetë nga bronkopneumonia, ndërsa prindërit kanë kërkuar me këmbëngulje ndihmë nga njëri spital në tjetrin dhe për këtë rast Komisioni kompetent ka konstatuar se mjekët në klinikën e fëmijëve dhe ata në Kozle kanë bërë pakujdesi gjatë vlerësimit të gjendjes së saj. Më herët kanë vdekur dy të porsalindur, një nga Strumica që ishte vetëm 8 ditësh, si dhe një foshnje katër muajshe nga Struga. /Alsat.mk

Previous Post

Dimitrovski: Nuk preket gjuha shqipe, as marrëveshja e Ohrit!

Next Post

BDI: Ministri i Shëndetësisë të jep dorëheqje, pesë fëmijë të pafajshëm kanë humbur jetën brenda vetëm një muaji

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Maqedoni

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

12/10/2025
Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Next Post

BDI: Ministri i Shëndetësisë të jep dorëheqje, pesë fëmijë të pafajshëm kanë humbur jetën brenda vetëm një muaji

Justin e Hailey bëjnë lëvizjen e radhës, për përvjetorin e martesës

12/10/2025

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk