Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Vazhdon regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë, interesim i lartë për mësimin gjithë-ditor

06/05/2023
Vazhdon regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë, interesim i lartë për mësimin gjithë-ditor
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Meritoni dhe Hava janë ndër fëmijët e parë që u regjistruan në klasë të parë në shkollën fillore “Hasan Prishtina” të Komunës së Çairit. Të mbërthyer nga emocionet e një rrugëtimi të ri e të gjatë, ata para kamerës së Alsat rrëfyen se çfarë biseduan me psikologun e shkollës për të dëshmuar se janë të gatshëm për tu bërë fillorist.

“Çka i tregove axhës, çka di ti? Numrat, numërova deri në dhjetë. Cilat ngjyra i di? E bardhë, e kuqe, e zezë, rozë. Kur të nis në klasë të parë ka me pas plot shokë dhe shoqe. Ka me marr shumë pesëshe”.

“Sot u regjistrova në klasë të parë. Jam shumë e gëzuar. Do të bëj shumë shokë e shoqe edhe do të mësoj shumë”.

Për të regjistruar fëmijën në klasë të parë, paraprakisht prindërit duhet të kompletojnë këto dokumente: vërtetim për vaksinat e pranuara, vërtetim nga stomatologu dhe oftalmotologu si dhe letërnjoftim i fotokopjuar nga prindi. Ndërkohë, për fëmijët me nevoja të posaçme nevojitet edhe mendim nga komisioni për mbështetje arsimore dhe sociale sipas KNF-së, Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit. Psikologu, Nezir Bekteshi tha se përveç mësimit të rregullt interesim të lartë ka për mësimin gjithëditor.

“Në bazë të listës që vjen nga MPB-ja, planifikojmë diku 140 ose 150 nxënës të pranojmë, tash për tash jemi të kënaqur me interesimin dhe veçmë kemi filluar me regjistrimin e nxënësve. Ka shumë prind që janë të interesuar për mësimin tërëditor, fillimisht kanë përparësi prindërit e rajonit tonë. Eventualisht nëqoftëse mbetet vend në klasat me mësim tërëditor do të pranojmë nxënës edhe nga rajonet tjera sepse interesimi është shumë i madh për këto klasa”, deklaroi Nezir Bekteshi, psikolog..

Regjistrimi në klasë të parë për vitin 2023-24 do të realizohet deri në fund të muajit maj. Gjithashtu, regjistrimi mund të bëhet edhe online, përmes portalit uslugi.gov.mk ku prindërit ose kujdestarët duhet të plotësojnë aplikacion, të zgjedhin shkollën dhe t’i bashkëngjisin dokumentet e nevojshme të skanuara. Pasi aplikacioni të pranohet, caktohet data në të cilën nxënësi duhet të shkojë në bisedë me pedagogun në shkollë. Ndër kushtet e tjera për regjistrim është që fëmija të ketë mbushur gjashtë vjet deri në fund të vitit kalendarik. Fëmija mund të regjistrohet në klasën e parë edhe në qoftë se deri më 31 janar të vitit të ardhshëm mbush gjashtë vjet, me kërkesë të mëparshme nga prindi dhe mendim të marrë nga pedagogu ose psikologu në shkollë.

Previous Post

Qyteti ku filloi historia e Anglisë

Next Post

Kiara krahason Luizin me kurorëzimin e Mbretit Charles III

Related Posts

Maqedoni

Izet Mexhiti nga Fushë Topana: Ju jeni vula e fitoreve tona

11/09/2025
Aktuale

Thellohen pakënaqësitë në BDI-në e Dibrës, çfarë fshihet pas saj?!

11/09/2025
Aktuale

Zeqirja Ibrahimi: Opozita nuk e meriton besimin në këtë komunë, sepse kanë pasur shansin

11/09/2025
Aktuale

Mexhiti në Studeniçan: Kjo qeveri është në frymën e MO-së, dëshmuam se i duam komunat

11/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Sedat Bislimi është kandidati më i mirë dhe do ta ketë mbështetjen tonë

11/09/2025
Maqedoni

Inspektim i jashtëzakonshëm në deponinë “Drislla”

11/09/2025
Next Post
Kiara krahason Luizin me kurorëzimin e Mbretit Charles III

Kiara krahason Luizin me kurorëzimin e Mbretit Charles III

“Kurrë s’është boll”, Yll Limani ndan pamje të reja nga Portugalia

11/09/2025

Izet Mexhiti nga Fushë Topana: Ju jeni vula e fitoreve tona

11/09/2025

Çfarë po ndodh me Getin dhe Marinën?

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk