Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Vazhdon fushata zgjedhore, kandidatët në garë për të fituar besimin e qytetarëve

08/10/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e dhjetë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor, partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë aktivitetet e tyre në terren – me tubime dhe takime të drejtpërdrejta me qytetarët në disa qytete dhe komuna në të gjithë vendin.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të prezantojnë kandidatët e tyre në Sopishtë, Shuto Orizarë, Butel dhe Karposh, ndërsa LSDM vazhdon fushatën e saj në Dollneni, Krivogashtani dhe Prilep.

E Majta njoftoi aktivitete në komunat Aerodrom dhe Qendër, ku kryetari i partisë Dimitar Apasiev, kandidati për kryetar të Shkupit Amar Mecinoviq, si dhe kandidatë të tjerë për funksione komunale do t’i drejtohen publikut.

Kandidati i VMRO-DPMNE për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot në mesditë do të mbajë një konferencë për shtyp në Komunën Shuto Orizarë.

Konferencën për shtyp do ta mbajnë edhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arber Ademi, kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, dhe kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Nazim Taipi.

Fushata për zgjedhjet lokale përfundon më 17 tetor në mesnatë, pas së cilës do të fillojë një heshtje 24-orëshe para zgjedhjeve të 19 tetorit. Raundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor.

Zgjedhjet lokale të vitit 2025 janë të tetat që nga pavarësia e vendit, dhe të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Votimi do të mbahet në 3,480 vendvotime për 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale, ose gjithsej 10,490 kandidatë.

Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur.

Qyteti i Shkupit ka më shumë kandidatë për kryetar komunash – gjashtëmbëdhjetë.

Previous Post

Banka serbe “Alta” që bleu “Stopanska Bankën” do të ndërtojë një rrokaqiell me 35 kate

Next Post

Ndërron jetë ish-deputeti Panço Minov

Related Posts

Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Next Post

Ndërron jetë ish-deputeti Panço Minov

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk