Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Vazhdojnë punimet te Ura e Ibrit në Mitrovicë, të pranishëm KFOR-i e Policia e Kosovës

14/08/2024
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë vazhduar sot punimet te Ura e Ibrit në Mitrovicë, përkatësisht pjesën mbi urë dhe pjesët rrethuese të saj, nën praninë e disa njësive të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Të martën, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se kanë pranuar raportin fillestar për urën, ku sipas tij ky raport thotë se ura mbi lumin Ibër në veri është e “qëndrueshme dhe funksionale” dhe se ajo mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim ngarkese.

“Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Po ashtu të martën, Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, përmes një komunikate për media ka bërë thirrje për dialog dhe koordinim të ngushtë në lidhje me çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

KFOR ka kërkuar që çdo vendim që lidhet me këtë urë të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar, duke shmangur deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione në rajon.

Po ashtu u njoftua se do të ndërmarrin veprime të menjëhershme në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë.

“Ne kemi një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe komandanti i KFOR-it ka autoritetin për ta përshtatur atë sipas nevojës dhe nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”. /EO

Previous Post

VLEN përshëndet nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe Mirëkuptimit midis Qeverisë dhe BNJVL

Next Post

Kievi bombardon rajonet ruse, ka pushtuar 74 qyteza e fshatra

Related Posts

Kosovë

Osmani akuzon Serbinë se po rrezikon paqen në rajon

04/11/2025
Kosovë

Deklarohen nga PDK – tregojnë a kanë votë për Glauk Konjufcën

04/11/2025
Kosovë

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

04/11/2025
Kosovë

Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

04/11/2025
Kosovë

Ky është serbi që u plagos nga xhandarmeria serbe, avokati fajëson Vuçiqin: A menduat se kjo do të fshihej?

03/11/2025
Kosovë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri

02/11/2025
Next Post

Kievi bombardon rajonet ruse, ka pushtuar 74 qyteza e fshatra

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk