Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Vazhdojnë gjykimet kundër Merkos për blerjen e audios dhe për vendosjen e pllakës përkujtimore në hyrje të ndërtesës së Komunës

09/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën Themelore në Strugë sot në dy seanca të ndara duhet të vazhdojë procesi gjyqësor kundër kryetarit të Komunës, Ramiz Merko për blerjen e makinës “Audi A6” për nevojat e Komunës së Strugës edhe për pllakën përkujtimore të vendosur në hyrje të ndërtesës së komunës.

Debati për blerjen e makinës luksoze, për shkak të ndërrimit të gjyqtarit gjykues filloi nga fillimi me dhënien e dëshmisë dhe pyetjen e dëshmitarëve. Edhe pse mbrojtja parashtroi një parashtresë për vjetërism të veprës, ajo u refuzua nga ana e gjyqtarit të mëparshëm gjykues, ndërsa të njejtën e pranoi edhe edhe gjykatësi i ri Jordan Jovanov. Sipas tij, vendimi mbetet në fuqi, sepse ka ndërprerje të vjetërsimit. Në seancën e mëparshme është vërejtur edhe se lista e dëshmitarëve ishte e gjerë dhe se më pas do të vendoste nëse do ta pranonte atë në tërësi, duke theksuar se nuk do të tolerojë mosparaqitjen e dëshmitarëve pa arsye të justifikuara.

Sipas tij, deri tani nuk ekziston mundësi për vjetërsinë e veprës, gjegjësisht vjetërsimi absolut do të ndodhte në vitin 2028. Procesi gjyqësor filloi në prill të vitit të kaluar, ndërsa Merko ngarkohet për keqëpërdorim të pozitës zyrtare, për shkak të blerjes së katër mjeteve motorike me vlerë të përgjithshme rreth 114.000 euro, mes të cilëve edhe një makinë luksoze “Audi A6” me çka e ka dëmtuar buxhetin e Komunës në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë dhe në kundërshtim me interesin publik në rrethanat kur komuna kishte borxhe të papaguara dhe llogari bankare të bllokuar. Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar – neni 353, parashikohet dënim me burg nga një deri në katër vjet.

Pas përfundimit të kësaj seance në Strugë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve duhet të vazhdojë edhe procesi gjyqësor për pllakën përkujtimore të vendosur në hyrje të ndërtesës së komunës. Si kryetar i Komunës së Strugës, Merko në mars të vitit të kaluar, vendosi pllakë përkujtimore – në hyrje të ndërtesës së komunës, me të cilën, sipas prokurorisë, ka nxitur urrejtje dhe përçarje etnike në mesin e banorëve të Strugës, cili ka kryer veprën penale të parashikuar në nenin 27 të Ligjit për monumentet memoriale. Me propozim të prokurorisë i është marrë pasaporta dhe një herë në javë duhet të paraqitet në gjykatë.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të përfshirjes në korrupsion. Kundër tij janë ngritur nëntë akuza për sjellje të pandërgjegjshme në detyrë.

Previous Post

Regjim i veçantë komunikacioni në Shkup, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë për vizitë zyrtare në RMV

Next Post

Trump thotë se SHBA-ja fiton 2 miliardë dollarë në ditë nga tarifat

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

11/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku: Do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur në Likovë

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025
Next Post

Trump thotë se SHBA-ja fiton 2 miliardë dollarë në ditë nga tarifat

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk