Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

“Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet” – Alternativa zbarkoi sonte në Strugë në takim me strukturat

07/12/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”, Alternativa sot takoi strukturat dhe aktivin e partisë në Strugë.
Të pranishmëve iu drejtuan funksionarë të lartë partiakë dhe në ekzekutiv, ku në bashkëbisedim u trajtuan tema të rëndësishme, si situata aktuale politike, llogaridhënia e Alternativës si pjesë e qeverisë në kuadër të koalicionit VLEN, transparenca për çdo arritje dhe vendim, si dhe sugjerime e kritika me qëllim që zëri i qytetarit të jetë pjesë e vendimmarrjes.

Takimin e përshëndetën kryetari i Degës së Strugës, Geni Qyra; zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu; kryetarja e Forumit të Gruas, Albulena Demiri Zendeli; nënkryetari, Arben Labënishti; dhe sekretari i përgjithshëm, Amir Elezi.

Në fund të takimit të pranishmëve iu drejtua kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i cili mes tjerash tha:
“Qëllimi i këtij takimi është në funksion të llogaridhënies, diskutimit dhe këshillimit për atë që duhet bërë. E veçanta e kësaj kampanje është fakti se në të kaluarën qytetarët janë mësuar të takohen me politikanët vetëm gjatë periudhës zgjedhore, kurse ne duam ta ngrisim këtë standard dhe të vijmë edhe pas zgjedhjeve për llogaridhënie.

Për herë të parë, organet e rendit reagojnë në mënyrë të barabartë kur ka incidente ndëretnike. Shembulli i fundit është rasti i përdhosjes së flamurit shqiptar. Ky është argumenti më i fuqishëm për ata që thonë se me ardhjen e VLEN-it shqiptarët nuk janë të mbrojtur apo të përfaqësuar. Edhe pse, për hir të së vërtetës, numrat në parlament nuk janë ata për ta kushtëzuar qeverinë.

Sa për krahasim, në vitin 2011 BDI-ja nuk e kishte as gjysmën e pushtetit që ka VLEN-i tani kur ishte në pushtet me VMRO-në. Një premtim parazgjedhor i VLEN-it ishte lufta kundër kazinove, dhe dua të them se, me interpretimin e ligjit, janë anuluar licencat e shumicës së kazinove online. Me ligjin e ri të lojërave të fatit, një numër i madh kazinosh do të mbyllen ose do të përjashtohen nga vendbanimet.

Në kuptim të angazhimit tonë në Kuvend, e dini se me atë numër deputetësh që kemi, kemi arritur ta ndalojmë ligjin për branitellat. Po ashtu, dua të flas për ligjin e gjuhëve, sepse kohëve të fundit po flitet se Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizojë. Së pari, dua të them që zyrtarizim të gjuhës shqipe nuk ka, por ka vetëm një avancim të përdorimit të gjuhës. Ata vetë e kanë dërguar në Komisionin e Venedikut, por ju siguroj se as javën e ardhshme, e as më pas, askush nuk do të mundet ta prekë gjuhën shqipe.

Në fund, Ibrahimi tha: “Duhet të jemi syçelë dhe të mos biem pre e agjendave të atyre që janë në opozitë, ashtu siç u keqpërdorën kremtimet e festave të nëntorit. Ali Ahmeti, ashtu si Gruevski, kur ndodhën këto incidente, nuk ishte në shtet. Dua ta pyes Ali Ahmetin: A është e rastësishme që njëkohësisht ndodhin incidente si tek ne, ashtu edhe në veri të Kosovës?

Fatmirësisht, aleatët tanë e dinë me kë kanë punë, dhe jo rastësisht kryetari i Strugës është në listën e zezë amerikane. Kjo listë do të zgjerohet ende. Andaj, bëj apel për maturi dhe qetësi gjatë festave të fundvitit. Po e mbyll fjalën me porosinë se shqiptarët janë të sigurt dhe të mbrojtur.”

Alternativa vazhdon me takimet e saj nga Struga deri në Likovë, duke i takuar strukturat, duke dhënë llogaridhënie dhe duke qenë transparente.

Previous Post

VMRO-DMPNE: Shkrimi i letrave s’do t’i bëjë funksionarët e BDI-së evropianë

Next Post

Ngritja e aktakuzës së re ndaj Thaçit, Çitaku: Marrëzi çka po na shohin sytë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Ngritja e aktakuzës së re ndaj Thaçit, Çitaku: Marrëzi çka po na shohin sytë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk