Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Varane mund të bëhet prapë shok skuadre me Ronaldon, merr ofertë “faraonike”

07/02/2024
Varane mund të bëhet prapë shok skuadre me Ronaldon, merr ofertë “faraonike”
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raphael Varane mund të bëhet ylli i radhës i futbollit evropian që mund të përfundojë në Arabinë Saudite.

Sipas mediumit britanik “Daily Star”, Al-Nassr është në “pole-position” për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit francez, të cilit do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni me “Djajtë e Kuq”.

Oferta është stratosferike: rrogë vjetore prej 50 milionë funtesh, respektivisht 58,5 milionë euro.

30 vjeçari kishte zbarkuar në “Old Trafford” në verën e vitit 2021 nga Real Madridi, ndërsa gjiganti britanik i kishte shpenzuar 40 milionë euro për kartonin e tij.

Por, përkundër përvojës së madhe, përfaqësuesi francez nuk ka arritur ta bënte diferencën dhe në këtë sezon nuk ka qenë gjithmonë titullar.

Ai i ka zhvilluar 18 ndeshje në Premierligë, prej tyre vetëm gjysmën nga minuta e parë.

Varane nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik ten Hag dhe qysh në këtë afat kalimtar lojtari u ishte propozuar klubeve të tjera.

Sidoqoftë, lëndimi i Lisandro Martinezit, i cili do ta lë atë disa muaj jashtë fushës së blertë, ka bërë që francezit t’i jepen më shumë hapësira deri në rikthimin e argjentinasit.

Në Al-Nassr, përfaqësuesi francez mund të bëhet prapë bashkë me Cristiano Ronaldon, me të cilin kishte luajtur në Real Madrid dhe në Manchester United.

Në ekipin nga Pro Saudi League luan edhe Alex Telles, i cili po ashtu kishte luajtur në “Old Trafford”, ndërsa në qendër të mbrojtjes luan ish-futbollisti i Manchester Cityt, Aymeric Laporte.

Previous Post

Gazetari serb Kurtit: Kthehem në Kosovë, e padurueshme diktatura e Vuçiqit

Next Post

Sulmohet fizikisht 30 vjeçarja nga vëllai i saj në Tetovë

Related Posts

Sport

Milevski publikon listën për Belgjikën dhe Kazakistanin, mungon Lirim Qamili

02/10/2025
Shqipëri

Igli Tare sfidoi shtypjen nga komunizmi, historia e patreguar: I thashë shokut tim se do shkoja në Seria A

01/10/2025
Sport

Champions League/ PSG përmbys Barcelonës në shtëpi, “qytetarët” e Guardiolës barazojnë në Monako, 3 pikë edhe për Napolin e Arsenalin

01/10/2025
Sport

Serbia, me katër mungesa/ Crvena Zvezda njofton dëmtimin e sulmuesit Katai

01/10/2025
Aktuale

​Spektakël i madh në Ligën e Kampionëve, sonte zhvillohen përballje të zjarrta

01/10/2025
Sport

Champions/ Inter, Bayern e Atletico dhurojnë spektakël, Liverpooli “shtanget” në Turqi, Mourinho rikthehet me humbje në ‘shtëpi’

01/10/2025
Next Post
Sulmohet fizikisht 30 vjeçarja nga vëllai i saj në Tetovë

Sulmohet fizikisht 30 vjeçarja nga vëllai i saj në Tetovë

Në Maqedoni janë siguruar 80.000 vaksina kundër gripit sezonal

02/10/2025

Milevski publikon listën për Belgjikën dhe Kazakistanin, mungon Lirim Qamili

02/10/2025

Kroacia e tërheqë nga tregu bakllavanë e njohur

02/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk