Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Vance: SHBA-ja s’e ka në plan ta njohë shtetin palestinez

08/08/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë të premten se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndër mend ta njohin shtetin palestinez.

Vance e tha këtë para një takimi me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në Londër, ku të dy liderët thanë se agjenda e bisedimeve përfshin ekonominë globale, luftën midis Izraelit dhe Hamasit, si dhe pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia.

Hamas është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para bisedimeve, Vance foli edhe për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta njohur shtetin palestinez në shtator, nëse Izraeli nuk e pranon një armëpushim në Gazë.

Ai tha se nuk e di se çfarë do të nënkuptonte një njohje e tillë e shtetit palestinez, “duke marrë parasysh mungesën e një qeverie funksionale atje”.

I pyetur nëse Trump ishte njoftuar paraprakisht për synimin e Izraelit për ta pushtuar Qytetin e Gazës, Vance tha se nuk do të futet në biseda të tilla.

“Nëse do të ishte e lehtë garantimi i paqes në atë rajon të botës, do të kishte ndodhur tashmë”, tha ai.

SHBA-ja dhe Britania, të cilat kanë lidhje historikisht të ngushta të njohura si “marrëdhënia të veçanta”, kanë mospajtime për mënyrën se si duhet t’i jepet fund luftës në Gazë.

Vance tha se të dyja palët duan ta “zgjidhnin problemin” e krizës në Gazë, por “mund të kenë disa mospajtime për mënyrën se si saktësisht ta arrijnë këtë synim, dhe për këtë do të flasim sot”.

“Ka shumë synime të përbashkët këtu. Mendoj se ka disa mospajtime për mënyrën se si saktësisht t’i arrijmë këta synime të përbashkët, por ja që kjo është një situatë e vështirë”, tha ai.

Kanadaja Franca dhe Britania thanë muajin e kaluar se do ta njohin shtetin palestinez.

Aktualisht shtetin palestinez e njohin më shumë se 140 prej 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Disa vende të Bashkimit Evropian – përfshirë Spanjën dhe Irlandën – janë në mesin e tyre.

Izraeli e nisi luftën në Gazë në përgjigje të sulmit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, si pasojë e të cilit u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 240 të tjerë.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 61.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej atëherë.

Pjesa më e madhe e Gazës tani është shndërruar në gërmadhë.

Mbi 100 organizata ndërkombëtare të ndihmës dhe grupe për të drejta të njeriut kanë paralajmëruar për uri masive në Rripin e Gazës, duke iu bërë presion qeverive në botë që të veprojnë./REL

Previous Post

Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së në mbledhje urgjente

Next Post

Vetura e parkuar lëviz prapa, një person humb jetën

Related Posts

Botë

Kamala Harris sinjalizon rikthim në garën presidenciale të vitit 2028: Misioni im politik nuk ka mbaruar

25/10/2025
Botë

Mungesa e fuqisë punëtore, Italia hap dyert për punonjësit e huaj

25/10/2025
Botë

Nuk ka qetësi në burg/ Ish-presidenti Nicolas Sarkozy kërcënohet nga të burgosurit e tjerë, videoja bëhet virale në rrjet

25/10/2025
Botë

SHBA vendos sanksione ndaj presidentit kolumbian

24/10/2025
Botë

Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura në SHBA

24/10/2025
Botë

Ky shtet ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet ta japin për njerëzit në nevojë

24/10/2025
Next Post

Vetura e parkuar lëviz prapa, një person humb jetën

Mickoski për Ramadanin: Veprim kaq egoist nuk është parë në historinë e re të Maqedonisë

26/10/2025

VMRO nuk e pranon humbjen në Çashkë, përgatit ankesa për në Gjykatën Administrative?

26/10/2025

Zgjedhjet lokale, Arsim Dalipi merr mbështetjen e Besnik Asanit

26/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk