Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Van Dijk: Në maj flasim për trofe

24/12/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Virgil van Dijk këmbëngul se ai nuk është aspak i befasuar nga paraqitjet e Liverpoolit këtë sezon, me skuadrën e Arne Slotit katër pikë më shumë në krye të Premier Ligës dhe me një ndeshje më pak.

I pyetur nëse lojtarët ishin të befasuar me fillimin e tyre të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Slotit, pasi mposhtën Totenhemin 6- 3, kapiteni tha:

“Jo. Ne kemi pasur vetëm një shtesë në skuadër (Kiezën). Ky grup lojtarësh kanë luajtur së bashku për një kohë të gjatë. Përvoja dhe cilësia janë atje. E shoh çdo ditë. Është padyshim një surprizë kur ndodh një ndryshim kaq i madh me Klopit që zëvendësohet nga trajneri i ri dhe gjithmonë do të kishte pikëpyetje, por unë sërish kisha besim te skuadra ime se ne mund të konkurrojmë për të paktën kreun e Premier Ligës”.

“Reds” do të kryesojnë në Krishtlindje. Në 16 sezone nga 32, kryesuesit e Premier Ligës në datë 25 dhjetor kanë fituar titullin, por mbrojtësi thotë: “Ne kemi qenë atje. Ne e kemi bërë më parë. Ne kemi humbur dy herë me diferencë të vogël. Çelësi është ta marrim ndeshje pas ndeshje. Ne fituam, por tani fokusi është te Leicester dhe më pas skuadra tjetër. Kryesimi i ligës në Krishtlindje është i këndshëm për ne dhe të gjithë ‘Reds’-at anembanë botës, por ne duam të jemi atje edhe në maj”.

I pyetur për potencialin për të fituar katër trofetë këtë sezon, holandezi shtoi: “Ne nuk mendojmë për atë mund të fitojmë në maj. Ne duam të jemi atje në maj, por e kemi parë se sa e vështirë është”. Për Salahun, i cili u bë golashënuesi i katërt më i mirë i Liverpoolit dhe lojtari i parë i Premier Ligës që arrin shifrat e dyfishta në gola e asiste para Krishtlindjeve, kapiteni tha: “Numrat flasin vetë. Ai është një sportist shumë i veçantë”.

Por për të ardhmen e tij, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit 33-vjeçari tha se nuk ka një afat për rinovimin: “Nuk ka asnjë afat. Do të shohim se çfarë na pret e ardhmja. Fokusi im është te Leicester tani”.

Previous Post

Danimarka rrit mbrojtjen e Grenlandës

Next Post

Çmimi për kilometër i transportuesve privatë rritet për 20 denarë

Related Posts

Aktuale

Maqedonia barazon me Kazakistanin – përplasja me Uellsin vendos për “play-off”-in

13/10/2025
Aktuale

Çfarë Kosove! Tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, vazhdon ëndrra për Botëror

13/10/2025
Aktuale

Maqedonia luan “finalen para finales” – sonte kërkon fitore ndaj Kazakistanit për ëndrrën e Botërorit

13/10/2025
Aktuale

Ky është formacioni i Kosovës për përballjen me Suedinë, tre ndryshime nga ndeshja me Slloveninë

13/10/2025
Shqipëri

“Sa shqiptar ndjehem tani? 8,5”, Silvinjo: Me Serbinë nuk ishte ndeshje normale, më telefonoi Mançini dhe më tha…

13/10/2025
Sport

E padëgjuar më parë: Ofertë prej 400 milionë eurosh për Lamine Yamalin

13/10/2025
Next Post

Çmimi për kilometër i transportuesve privatë rritet për 20 denarë

VLEN: Asnjë ‘referendum’ s’mund ta ringjallë besimin që BDI e ka varrosur vetë!

14/10/2025

Pas armëpushimit në Gaza, Trump konfirmon se do mirëpresë Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

14/10/2025

Katër ditët e fundit të fushatës zgjedhore, partitë politike vazhdojnë me aktivitetet e tyre

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk