Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Valë e re shtrenjtimesh pas zgjedhjeve?!

26/03/2024
Valë e re shtrenjtimesh pas zgjedhjeve?!
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë muajit mars nuk zgjoi shumë reagime të qytetarëve. Kjo pasi konsumatorët janë bërë imun ndaj rritjeve konstante. Por, edhe pas heqjes së çmimeve të garantuara ka zëra që ekziston një ujdi e pashkruar ndërmjet pushtetit dhe kompanive gjigande në treg që çmimet të mbahen relativisht të qëndrueshme gjatë periudhës parazgjedhore. Disa herë në opinion është cekur që pas 15 majit pritet të ketë edhe një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimoreve. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha se janë vetë vendimet e disa kompanive për të lënë çmimet e ngrira të disa produkteve deri më 15 maj. Pritjet e tij janë që tashmë është krijuar rendi me çmimet dhe Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, të kontribuojë në zgjidhjen sistematike.

“Unë vlerësoj se rendi tashmë është krijuar. Reagimet e tregtarëve javën e kaluar ishin vërtet pozitive dhe inkurajuese. Kishte kompani që dolën vetë dhe thanë se për shkak se duan të jenë të përgjegjshëm shoqërorë do të mbajnë të njëjtat çmime të ngrira deri më 15 maj. Këto janë pak kompani, por është një inkurajim që pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur në periudhën e kaluar, kur nuk ka pasur ndërprerje të zinxhirit të furnizimit, tregtarët dinë të jenë të përgjegjshëm dhe të mos bëjnë presion tek konsumatorët final”, deklaroi Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështjet ekonomike.

 Ekonomisti Branimir Jovanoviq tha se Qeveria bëri gabim të madh që shfuqizoi çmimet e garantuara me  ç’rast zgjidhi duart e tregtarëve pa pasur një preventivë garantuese për konsumatorët final deri nga mesi i shtatorit, kur do të bëhet zbatimi i plotë i Ligjit për parandalimin e praktikave të padrejta tregtare.

 “Gjithsesi, pres të ketë ngritje të reja në muajt mars-prill-maj sepse është e pashmangshme pas heqjes së masave të çmimeve. Mendoj se ishte gabim i madh e kësaj qeverie teknike që ka shkrirë çmimet, atë nuk guxonte ta bënte, pikësëpari Qeveria nuk kishte mandat për një gjë të tillë, duhet të vazhdohej ajo masë. Së dyti, kjo është vetëvrasje në fushatën parazgjedhore sepse pushteti bëri një gabim të pamenduar. Por, nga ana tjetër nuk mundet të varet ekonomia e tregut të lirë nga çmimet e ngrira për shumë gjatë,” tha Branimir Jovanoviq, Ekspert ekonomik.

 Në muajin mars vlera e shportës minimale arriti në 58.998 denarë, ose për 1,522 denarë më e lartë se në shkurt. Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, rritja më e madhe është në sektorin e ushqimeve dhe pijeve. Edhe më e lartë është kostoja ose 74.373 denarë nëse në këto shpenzime vihet qiraja e një banese prej 60m2.  Lidhja e Sindikatave propozoi vazhdimin e masave për çmimet e garantuara deri në mesin e shatorit, periudhë e cila përkon me nisjen e plotë të zbatimit të Ligjit për ndalimin e tregtisë jo korrekte, në mënyrë që punëtorët dhe qytetarët të jenë të mbrojtur nga shtrenjtimet e shumta të gjërave elementare ushqimore. /alsat.mk

Previous Post

Angellov: Nëse më shkarkojnë do të pranojë vendimin

Next Post

Rritet fluksi i të prekurve me kollën e keqe, në Kozle shtrohen vetëm më të rrezikuarit

Related Posts

Maqedoni

Rasti “Koçani”,Prokuroria propozon që ish ministri Bekteshi të vendoset në arrest shtëpiak

14/05/2025
Aktuale

Kryetari i Këshillit Evropian Antonio Kosta nesër në Shkup

14/05/2025
Maqedoni

Taravari nesër do të jep dorëheqje nga posti i ministrit

14/05/2025
Biznes

14/05/2025
Biznes

Dimitrieska-Koçoska: U injektuan edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore, u pagua transheja e tretë e huasë hungareze e destinuar për kompanitë

14/05/2025
Maqedoni

Konferenca rajonale ” Empowered” në Shkup i bashkoi akterët e Ballkanit Perëndimor për përfshirje më të madhe të personave me aftësi të kufizuara

14/05/2025
Next Post
Rritet fluksi i të prekurve me kollën e keqe, në Kozle shtrohen vetëm më të rrezikuarit

Rritet fluksi i të prekurve me kollën e keqe, në Kozle shtrohen vetëm më të rrezikuarit

Rasti “Koçani”,Prokuroria propozon që ish ministri Bekteshi të vendoset në arrest shtëpiak

14/05/2025

Kryetari i Këshillit Evropian Antonio Kosta nesër në Shkup

14/05/2025

Taravari nesër do të jep dorëheqje nga posti i ministrit

14/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk