Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, shkëlqesinë e tij Fatih Ulusoy.
Limani e cilësoi këtë vizitë si një nder dhe gëzim, duke theksuar se biseduan për mundësi të shumta bashkëpunimi me Turqinë.
“Nder dhe gëzim të prisja sot ambasadorin e Turqisë, Shkëlqesinë e tij Fatih Ulusoy. Folëm për bashkëpunime të shumta, të cilat janë të natyrshme me një shtet vëlla si Turqia”, u shpreh Limani.