Unë, Val Zeka, sot e them hapur Ali Ahmeti është borxhli para popullit shqiptar. Jo me fjalë, por me heshtjen e tij kriminale gjatë dhe pas ngjarjeve të Kumanovës.
Kur Lagjja e Trimave u mbulua me plumba e zjarr, ne djemtë e shqipes u lanë në gjak e më pas u shtrinë në qelitë e errëta me procese të montuara politike – ku ishte ai që për 20 vite thotë se “lufton për shqiptarët”?
Ai s’ishte askund. As në terren, as në media, as në rrugë. Ai heshti. Dhe kjo heshtje është tradhti.
Sot, pas kaq vitesh, del e bën deklarata qe gjoja e ka prek sharjet e Sllavo ose “Pravosllavni Makedonija” (shyqyr qe nuk ju kanë sharë Turqit e Arabet se e kishit kall “Makedonska tatata”) për “barazi”, “integrim” dhe “drejtësi”.
Çfarë hipokrizie! Drejtësinë nuk e bën me fjalë në konferenca shtypi – por me qëndrim në ditët kur populli yt digjet.
Të burgosurit e te tradhtum nga shqip folsat!! une shoket te mi nuk jemi kriminelë, eshte sakrificë e një loje politike të pistë, ku disa shqiptarë u shitën për kolltuqe, për poste, për pazare të neveritshme. Dhe ti, Ali Ahmeti, bashk me Mendu Thaqin (ne ket urime kamë edhe “shok” të politikes e komandant “praqkat e Kosovës) je në zemër të kësaj tradhtie.
Nuk ka më vend për heshtje. Nuk ka më vend për justifikime. O je me popullin, o je me sistemin që po i varros djemtë tanë. Zgjedhe anën, por dije: historia nuk i fal ata që heshtën kur duhej të flisnin. Populli do drejtësi, jo fjalë.
Liria e atyre që sakrifikuan nuk mund të zëvendësohet me deklarata boshe.
Koha e heshtjes ka mbaruar.
Mos harroni se më ka ardh dita i kam shumicen e fakteve në duar të mia ( 09-04/2015 deri 15-05-2015 video foto inçizime dokumenta etj etj).
Së shpejti do shihemi me te gjithë ju njerz te lig e tradhtar te flliqt( nuk jau fali dhe nuk ju harroj as një sekond) – nga Val Zeka.