Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Vaji i peshkut, efektet e panjohura në organizëm kur e teproni me dozat

26/06/2023
Vaji i peshkut, efektet e panjohura në organizëm kur e teproni me dozat
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3.

Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, eliminimin e inflamacionit dhe zbutjen e simptomave të reumatizmës. Megjithatë, këto vlera nuk duhet t’ju shtyjnë ta teproni me vajin e peshkut.

Niveli i lartë i sheqerit mnë gjak

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org sugjerojnë se konsumi i tepërt i acideve yndyrore mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët.

Kjo ndodh sepse dozat e mëdha të acideve yndyrore stimulojnë prodhimin e glukozës. Ajo nxit rritjen e nivelin e sheqerit në gjak për një periudhë afatgjatë.

Gjakderdhja

Ekspertët thonë se marrja e dozave të mëdha të vajit të peshkut pengon mpiksjen e gjakut. Një gjë e tillë besohet të rrisë rrezikun e gjakderdhjes dhe njeriu të ketë më shumë gjakderdhje nga hunda apo mishrat e dhëmbëve.

Tensioni i ulët i gjakut

Acidet yndyrore omega-3 ulin tensionin e gjakut. Ndaj njerëzit që marrin medikamente për uljen e tensionit duhet të frenohen nga dëshira për ta tepruar me vajin e peshkut.

Diarea

Diarea është një efekt anësor i shpeshtë i konsumit të suplementëve të acideve yndyrore omega-3 siç janë vaji i peshkut, apo ai i farave të linit.

Urthi

Dozat e moderuara të vajit të peshkut mund të zbusin simptomat e urthit, por dozat e larta kanë efekt të kundërt. Tek disa njerëz, ato shkaktojnë të përziera, probleme me tretjen dhe urth.

Ishemia

Disa studime kanë zbuluar se dozat e larta të acideve yndyrore omega-3 mund të rrisin rrezikun e hemoragjisë cerebrale dhe ishemisë. Por gjetjet e këtyre studimeve nuk janë përfundimtare.

Shtimi në peshë

Vaji i peshkut përmban shumë yndyrna dhe kalori. Në rastin e dozave të mëdha të vajit të peshkut, yndyrnat dhe kaloritë mund të nxisin shtimin në peshë.

Toksicitet të lartë

Disa lloje të suplementëve të acideve yndyrore omega-3, siç është vaji i mëlçisë së merlucit përmbajnë shumë vitaminë A. Nëse merrni doza të larta, kjo vitaminë mund të jetë toksike për organizmin.

Pagjumësia

Dozat e moderuara të vajit të peshkut mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit. Por nëse ju e teproni me vajin e peshkut atëherë me gjasë do të vuani nga pagjumësia.

Dozat e rekomanduara të vajit të peshkut

Shumë prej organizatave botërore të shëndetit rekomandojnë një dozë prej 250 deri në 500 miligramë të dy formave thelbësore të acideve yndyrore omega-3 siç janë EPA dhe DHA. Njerëz që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose niveli i lartë i triglicerideve mund të konsumojnë sasi më të mëdha.

Për shembull, një sasi prej 1000 mg të vajit të peshkut në formë xheli përmban një sasi të kombinuar të acideve EPA dhe DHA prej 250 mg. Nëse vëreni simptoma negative ju mund të ulni sasinë e vajit të peshkut që konsumoni rregullisht.

Previous Post

“Diçka e re po fillon,” Xhuli tashmë pjesë e ekranit

Next Post

E tërë vëmendja te thonjt e lyer të Ronaldos

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
E tërë vëmendja te thonjt e lyer të Ronaldos

E tërë vëmendja te thonjt e lyer të Ronaldos

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk