Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

UT nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Asociacionin Ndërkombëtar të Studentëve dhe të Rinjve për Paqe në Ballkan

13/10/2023
UT nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Asociacionin Ndërkombëtar të Studentëve dhe të Rinjve për Paqe në Ballkan
0
SHARES
50
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Universiteti i Tetovës dhe Asociacioni Ndërkombëtar i studentëve dhe të rinjve për Paqe në Ballkan sot kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Akti i këtij memorandumi u firmos nga Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Drejtoresha e Ekzekutive e International Association of Youth and Students for Peace (IAYSP) znj. Ejona Icka.
Në takimin e zhvilluar mes drejtuesve të Universitetit tonë dhe përfaqësueseve të IAYSP u tha se ky memorandum buron nga nevoja për zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të partneritetit në mes të dy institucioneve. Me këtë rast, palët bien dakord që të bëjnë organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si, seminare, konferenca, punëtori, krijimin dhe organizimin e veprimtarive të tjera, që synojnë mirëqenien e përgjithshme e të dy institucioneve.
Gjithashtu, marrëveshja parasheh edhe forma të tjera të bashkëpunimit, që të dy institucionet do të përcaktojnë së bashku si: të ndajnë informata relevante me interes të ndërsjellë, të marrin pjesë në trajnime profesionale, seminare, konferenca, tryeza të rrumbullakëta dhe aktivitete të tjera, që lidhen me forcimin e kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve, të kontribuojnë në zhvillimin e programeve të përshtatshme me nevojat e përdoruesve të shërbimeve të institucioneve, që janë nënshkruese të marrëveshjes, të ndihmojnë njëri-tjetrin me këshilla profesionale, duke ndarë përvojat ekzistuese dhe të
reja të rëndësishme për fushën e tyre.
Deri më tani nga Universiteti i Tetovës në projektet e Asociacionit Ndërkombëtar të Studentëve dhe të Rinjve për Paqe kanë marrë pjesë disa studentë të Fakultetit Juridik, në mesin e të cilëve edhe Amra Azizi dhe Rijad Bejtullah, ku këta të fundit tanimë janë pjesë e kësaj organizate falë ndihmës dhe angazhimit të Prof. Dr. Afet Mamuti, i cili njëherit nga Federata Universale për Paqe është shpallur edhe Ambasador i paqes.

Previous Post

Mickoski: Me këto kushte, nuk do të pajtohemi që bullgarët të hyjnë në Kushtetutë

Next Post

Besimi – Bo Lee: RMV vazhdon të zbatojë politika të mirëfillta, të konfirmuara me PPL-në

Related Posts

Maqedoni

Mickoski: Shqyrtojmë mundësinë që të sigurojmë filtra për oxhaqe, për 5,000 deri 10,000 amvisëri

23/09/2025
Maqedoni

Kondarko: Nuk ka rritje të ndjeshme të kandidaturave të pavarura për zgjedhjet lokale

23/09/2025
Maqedoni

BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional

23/09/2025
Maqedoni

VLEN: Pyetjet publike për Ali Ahmetin ende pa përgjigje!

23/09/2025
Aktuale

Kryeministri Mickoski sot do të qëndroj për vizitë në Shtip

23/09/2025
Aktuale

Moti me diell dhe i ngrohtë, temperature deri në 33 gradë

23/09/2025
Next Post
Besimi – Bo Lee: RMV vazhdon të zbatojë politika të mirëfillta, të konfirmuara me PPL-në

Besimi - Bo Lee: RMV vazhdon të zbatojë politika të mirëfillta, të konfirmuara me PPL-në

Mickoski: Shqyrtojmë mundësinë që të sigurojmë filtra për oxhaqe, për 5,000 deri 10,000 amvisëri

23/09/2025

John Duncan për Kadri Veselin: Ishte person me funksion të lartë në zbulim

23/09/2025

Veturës së vjedhur Gjermani pjesët i gjenden në Kosovë, arrestohen dy pronarë të një autoservisi

23/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk