Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

UT-ja dhe Instituti për Lidership dhe Politika Publike nënshkruan memorandum bashkëpunimi

13/05/2024
UT-ja dhe Instituti për Lidership dhe Politika Publike nënshkruan memorandum bashkëpunimi
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga drejtoresha e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, Mr. Sc. Donika Kamberi dhe bashkëpunëtorët tjerë priti në takim pune drejtoreshën e Institutit për Lidership dhe Politika Publike, Pranvera Kasami. Me këtë rast u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi për zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të partneritetit mes dy institucioneve në fusha të ndryshme si mbështetja dhe bashkëpunimi në hartimin dhe aplikimin në projekteve me interes të përbashkët, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si seminare, konferenca, tryeza të rrumbullakëta, punëtori dhe aktivitete të ngjashme që lidhen me forcimin e kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve të të dy institucioneve.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi u zhvillua edhe panel diskutimi me temën: “Marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet Kinës dhe Maqedonisë së Veriut”. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli e përshëndeti këtë organizim dhe tha se në këtë 30-vjetor jubilar është mjaft e rëndësishme që universiteti ynë e ruan frymën e bashkëpunimit me SHBA-të, përmes institucioneve të rëndësishme në RMV. “Rruga e progresit, rruga e kreativitetit gjithmonë është e vështirë, por ne të gjithë së bashku kryesisht me partnerët tanë, sidomos në këtë vit jubilar arrijmë të jemi kreativë dhe të promovojmë vlera, risi, dhe natyrisht duke marrë përgjegjësi për të trajtuar tema të cilat janë mjaft relevante për zhvillimet aktuale në vendin tonë dhe më gjerë. Krejt kjo bëhet që të rinjtë tanë, studentët tanë t’i pajisim, t’i përgatisim sa më shumë që në të ardhmen të jenë sa më të përgatitur në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë së tyre profesionale në institucione të ndryshme.” – tha Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli. Drejtoresha ekzekutive e Institutit për Lidership dhe Politika Publike, Pranvera Kasami tha se ky panel diskutimi realizohet në kuadër të një projekti që Instituti e zhvillon në bashkëpunim me Ambasadën e Amerikës në RMV, që ka të bëjë me temën e ndikimit të Kinës në vendin tonë dhe se si përmes kësaj zhvillohet ose imponohet edhe ndikimi rus. “Nga ky projekt do ta veçoja një hulumtim që zhvillohet në bashkëpunim me Universitetin e Kentakit në SHBA, projekt ky që do të na japë një pasqyrë më reale dhe më të vërtetë të asaj se çka ndodh, pra se si perceptohet apo edhe sa është prezente Kina përmes formave të ndryshme, qoftë ndikimit politik, diplomatik apo ekonomik dhe se si përmes kësaj shtrihet edhe influenca në mbarë vendin qoftë nga Kina apo Rusia.” – tha mes tjerash, drejtoresha ekzekutive e Institutit për Lidership dhe Politika Publike, Pranvera Kasami.
Drejtoresha e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, Mr. Sc. Donika Kamberi në fjalimin e saj theksoi se pozicioni gjeostrategjik i Ballkanit Perëndimor është i përsosur për të qenë një urë lidhëse për tregjet e BE-së dhe një korridor kyç tranziti për BRI-në kineze. Sipas saj, interesat kineze në rajon janë të lidhura fort me projektet e infrastrukturës dhe mundësitë e privatizimit. “Teksa Rusia dhe Kina i rreshtojnë pozicionet e tyre në kundërshtim me Perëndimin, lufta zhvillohet ne tre rrafshe edhe atë: në rrafshin e teknologjisë ushtarake; në rrafshin e teknologjisë hapësinore ‘New Battle Space’ dhe në rrafshin e inteligjencës artificiale. Bastioni i Kinës në Ballkan është Beogradi i cili vazhdimisht ka luajtur në dy porta. Investimet kineze në Serbi janë evidente, ndërtimi i autostradës që e lidh me Malin e Zi dhe hekurudha e shpejtë që e lidh me Hungarinë. Në Maqedoninë e Veriut fatkeqësisht Kina së fundmi ka shtrirë të gjitha tantakulat si në aspektin strategjik ashtu edhe në atë ekonomik dhe ideologjik. Objektivat ekonomike të Kinës janë të lidhura ngushtë me pozitën gjeografike te Maqedonisë së Veriut, që është e rëndësishme për Road and Belt Initiative. Kjo i siguron Kinës një transport të shpejtë të mallrave në portin më të madh në Mesdhe, gjegjësisht në Athinë i kontrolluar nga kompani kineze.” – tha drejtoresha e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, Mr. Sc. Donika Kamberi.
Profesori i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Bardhyl Dauti tha se Maqedonia e Veriut është në një udhëkryq të rëndësishëm dhe Kina përbën një sfidë të veçantë në këtë kontekst sepse ka një gjeostrategji ekspansioniste në plan global. “Në këtë kontekst Maqedonia e Veriut përbën një rast studimi të llojit të vet. Relacionet ekonomike në nivel tregtar dhe të investimeve të huaja direkte mes RMV-së dhe Kinës kanë trend rritës kohëve të fundit dhe kjo mund të përkthehet si influencë kineze në vend dhe kjo mund të manifestohet në vazhdimësi për sa kohë që rruga eurointegruese e vendit sfidohet ndjeshëm në një të ardhme afatmesme, prandaj është mirë që ne të japim leksionin e radhës të kësaj natyre dhe një lloj sugjerimi kolektiv për rritjen e sentimentit proevropian në vend.” – theksoi profesori i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Bardhyl Dauti.
Ky panel diskutimi u përmbyll me bashkëbisedim midis të pranishmëve dhe panelistëve, lidhur me temën përkatëse.

Previous Post

Rasti për spitalin modular në Tetovë kthehet në rigjykim, familjarët shpresojnë të zbardhet e vërteta

Next Post

Në UT u prezantuan bursat e Ambasadës së SHBA-ve që ndahen për studentët dhe kërkimet postdoktorale

Related Posts

Maqedoni

MPB propozon gjoba për këmbësorët që përdorin kufje, telefona ose orë inteligjente

11/05/2025
Aktuale

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

11/05/2025
Maqedoni

Ambasadori polak: Po punojmë për afrimin e qëndrimeve të Shkupit dhe Sofjes

11/05/2025
Aktuale

Mexhiti: Dje ranë maskat – opozita pranoi marrëveshjen e fshehtë bashkëpunimi

11/05/2025
Maqedoni

Tërhoqi zvarrë me veturë qenin, kallëzim penal kundër 23-vjeçarit

11/05/2025
Maqedoni

Limani për Ahmetin: Hyzmeqar vazal, e shite gjakun e dëshmorëve

11/05/2025
Next Post
Në UT u prezantuan bursat e Ambasadës së SHBA-ve që ndahen për studentët dhe kërkimet postdoktorale

Në UT u prezantuan bursat e Ambasadës së SHBA-ve që ndahen për studentët dhe kërkimet postdoktorale

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

11/05/2025

Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

11/05/2025

Erjola Doçi në një lidhje me Lumbardh Salihun?

11/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk