Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Usyk i pamposhtur, shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

19/05/2024
Usyk i pamposhtur, shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pasi pas 12 raundeve të zhvilluara ndaj Tyson Furyt në Arabinë Saudite, ai fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve.

Në raundin e parë, Fury u mundua ta marrë kontrollin në qendër të ringut, mirëpo ishte Usyk ai që i dha një goditje të fortë dhe të saktë.

Raundi i dytë ishte më i baraspeshuar, me Usyk që bëri një kombinim me dy grushte në drejtim të Furyt, mirëpo ky i fundit u kundërpërgjigj me një goditje të mirë.

Edhe raundi i tretë ishte po ashtu i barabartë, mirëpo e njëjta nuk mund të thuhet edhe për raundin e katërt të cilin e dominoi plotësisht Fury me disa goditje të sakta në drejtim të Usyk.

Ky ritëm i dominimit të Furyt vazhdoi edhe në raundin e pestë, me boksierin britanik që bëri një kombinim prej tre grushtesh në trupin e Usykut.

Raundi i gjashtë na dëshmoi se Fury kishte marrë kontrollin total të meçit. Britaniku lëshoi një të djathtë të fuqishme të cilën pa dyshim e kishte ndjerë Usyk.

Në raundin e shtatë të boksierët shkëmbyen disa grushte të fuqishme, ku Usyk i dha Furyt një të majtë të fortë.

Teksa po i afroheshim fundit, situata mori një kthesë tjetër dhe Usyk filloi të marrë kontrollin e ndeshjes dhe ishte shumë afër fitores në raundin e nëntë pas një ‘breshërie’ goditjes, por mund të themi se gongu e shpëtoi boksierin britanik.

Në fund pas 12 raundeve të zhvilluara, Usyk mori fitoren e merituar pasi gjyqtarët me vendim të ndarën vendosën për triumfin e ukrainasit.

Previous Post

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin dhe 6 ministri (VIDEO)

Next Post

Parashikimi i motit për sot

Related Posts

Aktuale

Sot shorti i Champions-it! 36 ekipe do mësojnë 8 kundërshtarët që do të kenë përballë në fazën e ligës

28/08/2025
Sport

Ndryshon orari i finales së Ligës së Kampionëve, nuk do të fillojë më në orën 21:00

28/08/2025
Aktuale

Shkupi – Vardari do të luhet në Strumicë!

28/08/2025
Sport

Manchester United eliminohet nga EFL Cup nga skuadra e ligës së katërt

27/08/2025
Sport

Erling Haaland ndryshon emrin në fanellë

27/08/2025
Sport

Shkëndija nesër në Razgrad për të shkruar një faqe të re të historisë europiane

27/08/2025
Next Post
Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

VLEN:Badenteri nuk preket, hipokrizia e BDI-së po fundoset më 19 tetor!

28/08/2025

Ambasadorja Aggeler vizitoi punimet në Korridorin 8

28/08/2025

Mexhiti: Bit Pazari është krenari ekonomike dhe kulturore e Çairit!

28/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk