Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

UNT zhvilloi Panairin e tretë të karrierës

15/05/2024
UNT zhvilloi Panairin e tretë të karrierës
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup sot për herë të tretë organizoi Panairin e karrierës, që bëri bashkë komunitetin e biznesit të përfaqësuar me 25 kompani private dhe absolventët e drejtimeve të ndryshme të UNT-së.
Organizatori i këtij eventi, rektori i  UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri tha se ideja e zhvillimit të këtij panairi është që të vendosen kontaktet e para mes punëdhënësve dhe punonjësve potencial, ndërsa pas analizave të përbashkëta me komunitetin e respektuar të biznesit, UNT do ti dizajnojë edhe programet studimore.
‘UNT do të bashkëpunon me partnerët e saj gjatë gjithë vitit akademik, ndërsa programet studimore do ti dizajnon sipas nevojave dhe kërkesës të tregut të punës. Ne kemi programe studimore deficitare për tregun e punës, ndërsa studentët dhe sidomos absolventët pregatiten për sektorin real që në studimet e viteve të para’ tha Zeqiri.
Mysafiri i nderit në Panair, kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore z.Mendi Qyra tha se edhe përskaj faktit se një numër i madh e qytetarëve kërkojnë punë në Entin e punësimit, sërish punëtorët mungojnë në tregun e punës.
‘Ne kemi të dhëna që edhe përkundrejt faktit se 103 mijë persona kërkojnë punë në Entin për punësim, biznesi kërkon rreth 25 mijë punëtorë të ndryshëm, profesional dhe kuadër të thjeshtë, dhe këtu ka paqartësi sepse në njërën anë kërkojnë punë 103 mijë vetë  kurse biznesi nuk mund të gjen 25 mijë punëtorë’, tha Qyra, duke shtuar se edhe pagat duhet të rriten me formulën që komuniteti i biznesit të jep pagë minimale 500 euro, ndërsa qeveria ti ulë kontributet që janë më të lartat në rajon.
Kryetari i Konfederatës së bizneseve z. Mile Boshkov tha se më e rëndësishmja është që studentët të studjojnë dhe të punojnë në vendlindje dhe se duhet të krijojnë vlera për veten, për familjet e tyre dhe për shoqërinë.
‘Është e pashmangshme që të hulumtohet në mes kompanive që janë më të mira për ju studentët dhe cili do të jetë profesioni dhe rruga juaj profesionale, por mos haroni se më e rëndësishmja në jetë është që atë që e keni kulturë familjare ta inkorporoni në profesion dhe në atë që bëni në jetë, dhe të jepni përshtypje dhe shembull personal’ tha Boshkov.
Në Panairin e Karrierës 2024 morrën pjesë Arbëria Dizajn, Eurovia, Moding, Karriera mk, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, Trim and Lum, EVN, Seavus, Tempo Neting School, Neptun, Semos Edukacija, Fondacioni Albiz, Dauti Shped, Dauti Komerc, Alma M, JUS MB, BE-DA Logistics, ZSF Company, MALIQI GROUP dhe  Biznis Konfederata e Maqedonisë.
Previous Post

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Next Post

MPB: Digjet vetura e drejtorit të Burgut të Idrizovës

Related Posts

Aktuale

Parashikimi i motit për sot

11/10/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Likova: Disa kanë frikë të pranojnë arritjet e UÇK-së

10/10/2025
Maqedoni

Kryetari i Butelit Kostovski sot u mirëprit me çaj nga kampioni olimpik, Shaban Tërstena (VIDEO)

10/10/2025
Maqedoni

Filipçe: Krenaria u zhduk vetëm pas një viti e gjysmë pushtet të Mickoskit dhe bandës së tij

10/10/2025
Maqedoni

Grabitje e armatosur në një artari në qendër të Gostivarit

10/10/2025
Maqedoni

Zhelina rreshtohet pas Blerim Sejdiut

10/10/2025
Next Post
MPB: Digjet vetura e drejtorit të Burgut të Idrizovës

MPB: Digjet vetura e drejtorit të Burgut të Idrizovës

Sot drejt Serbisë, për të bërë… dopietën historike! Silvinjo planifikon formacionin pa surpriza

11/10/2025

Parashikimi i motit për sot

11/10/2025

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

10/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk