Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

UNT nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Universitetin ‘Shën Qirili dhe Metodi’ në Shkup

02/02/2023
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin“Shën Qirili dhe Metodi”, me qëllim të përcaktimit dhe nxitjes së zhvillimit të arsimit të lartë, përkatësisht veprimtarive mësimore-arsimore, kërkimore dhe aplikative.

Dy nënshkruesit e marrëveshjes rektori i UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri dhe rektori i USHQM-së Prof. dr. Nikolla Jankullovski u zotuan për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të ndërsjellë, përmes angazhimit të përbashkët për realizimin dhe forcimin e arritjeve në arsimin e lartë dhe shkencë, me qëllim të zhvillimit shoqëror.

Dy universitetet do të realizojnë aktivitete që janë me interes shoqëror dhe të përbashkët, përmes shfrytëzimit të burimeve të përbashkëta kërkimore shkencore, materialo-teknike, profesionale dhe njerëzore, thuhet në marrëveshvjen për bashkëpunim.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi”, janë dakorduar të krijojnë shkëmbim të vazhdueshëm përvojash, njohurish, të dhënash dhe informacionesh në drejtim të realizimit të qëllimit të bashkëpunimit, dhe atë nëpërmjet organizimit të programeve të përbashkëta të studimit dhe mobilitet të studentëve, organizimin e seminareve, konferencave dhe punëtorive të përbashkëta, të zhvillojnë veprimtari kërkimore-shkencore, planifikimin e projekteve të përbashkëta, aplikimin, realizimin, përkatësisht kërkimin dhe menaxhimin e projekteve, dhe bashëpunime tjera në fusha ku paraqitet interes i dyanshëm.
Realizimi i aktiviteteve në lidhje me këtë Memorandum do të zhvillohet me marrëveshje të veçanta ndërmjet fakulteteve përkatëse dhe njësive të tjera në përbërje të palëve nënshkruese, me pëlqimin e rektorëve të dy universiteteve.
UNT që nga themelimi ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me mbi 60 institucione të arsimit të lartë nga vendi, rajoni dhe bota.

Previous Post

Selami takon Odën e zejtarëve në RMV

Next Post

Bekteshi -Kasapogllu: Kompani turke të interesuara për investime në RMV

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është i pavërtetë

31/10/2025
Maqedoni

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

31/10/2025
Maqedoni

Arsim Dalipi: Votoni për një Strugë të lirë

31/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Të hënën kryetar i ardhshëm i Tetovës do jetë Bilall Kasami

31/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi dhe Tetova dy flamuj të kësaj fitore, AKI nuk është më sfidë për ne

31/10/2025
__kateg

Bilall Kasami nga Tetova: E ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë është VLEN

31/10/2025
Next Post

Bekteshi -Kasapogllu: Kompani turke të interesuara për investime në RMV

VLEN: Faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është i pavërtetë

31/10/2025

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

31/10/2025

Burri biznesmen i Genta Ismajlit në krizë financiare

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk