Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

UNT ndau mirënjohje për donatorët që bënë rinovimin e tre godinave brenda kampusit të tij

27/12/2023
UNT ndau mirënjohje për donatorët që bënë rinovimin e tre godinave  brenda kampusit të tij
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me një ceremoni modeste të fundvitit Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, në prani të punonjësve, mysafirëve dhe mediave, falënderoi publikisht donatorët privatë, të cilët me mjetet e tyre kontribuan në adaptimin e tre godinave të UNT-së, që ishin seriozisht të dëmtuara.

Rektori i UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri tha se mysafirët e pranishëm janë njerëz shumë special, që nuk kanë kursyer as kohën e tyre të çmuar, as mjetet e tyre për të ndihmuar në konsolidimin e hapësirave për mësimdhënie, siç është Qendra multifunksionale, me 5 salla mësimi, bibliotekën e universitetit dhe zyrat pune për administratën, si dhe godinat me 32 zyre për punonjësit e UNT-së.

‘Mirënjohje në emër të UNT-së do të ndaj për z. Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Muarem Murtezanin, pronar i kompanisë Alma M, Bajram Imerin, pronar i kompanisë Eftinija Impex, Mexhait Shaini, pronar i kompanisë ‘Tempo profili 99’, Besir Dernjani, drejtor i fondacionit Albiz dhe Rufat Sherifin, drejtor i Fondacionit Axis , me të cilin së shpejti do të rinovojmë tërësisht bibliotekën universitare’, tha rektori Zeqiri duke shtuar se pa ndihmën e këtyre njerëzve zemërgjërë ky investim nuk do të realizohej.

Pas marrjes së mirënjohjeve afaristët theksuan se me kënaqësi kanë kontribuar në konsolidimin e hapësirave të UNT-së, sepse nga këtu pritet të dalin kuadro profesioniste shumë të nevojshme për tregun e punës ku ata operojnë.

Rektori Zeqiri në pika të shkurtëra informoi të pranishmit me të arriturat e realizuara në vitin 2023 dhe planifikimet për vitin e ardhshëm 2024, duke iu falënderuar secilit që ka besuar në UNT-në, pikë së pari studentëve që edukohen këtu, profesorëve dhe administratës të cilët zhvillojnë karrierë këtu, miqve dhe dashamirëve të cilët janë partnerë në çdo hap të zhvillimit të tij.

Sot u lëshuan në përdorim zyrtar Godina B apo Qendra multifunksionale, me 5 salla mësimi dhe bibliotekë universitetare, si dhe Godina C, e përbërë nga 32 zyra pune për profesoratin dhe administratën, me një investim prej mbi 150 mijë euro.

UNT këtë tetor, filloi vitin akademik në objektet e reja, me ç’ rast kishte të renovuar vetëm objektin kryesor, pas marrjes nën pronësi të objekteve të ish kazermës Ilinden, truall me sipërfaqe prej 50 mijë metra katrorë, dhe me hapësira pune afro 8 mijë metra katrorë. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02UbKDozsi5jbPLJPYufUusrJ23uKYmxACanEpZX8AuEd8oTukSdxT2iTBmGesjRudl&id=100063581022407&mibextid=Nif5oz

Previous Post

VV-JA E KURTIT NË MAQEDONI: qar apo zarar?!

Next Post

Ziberi: Viti 2023 i vështirë për të drejtat e fëmijëve, përfundoi me marrjen e jetës së Vanja Gjorçevskës

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Ziberi: Viti 2023 i vështirë për të drejtat e fëmijëve, përfundoi me marrjen e jetës së Vanja Gjorçevskës

Ziberi: Viti 2023 i vështirë për të drejtat e fëmijëve, përfundoi me marrjen e jetës së Vanja Gjorçevskës

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk