Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Universiteti i Tetovës dhe universitetet e Ballkanit Perëndimor shqyrtojnë mundësinë e hapjes së programit studimor në lëmin e industrisë së aviacionit

28/05/2024
Universiteti i Tetovës dhe universitetet e Ballkanit Perëndimor shqyrtojnë mundësinë e hapjes së programit studimor në lëmin e industrisë së aviacionit
0
SHARES
93
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, Prof. Dr. Enis Jakupi dhe profesori i po të njëjtit fakultet, Prof. Dr. Ilir Mehmedi dhe përgjegjësja e Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, Doc. Dr. Hatibe Deari – Zeqiri, i pritën në takim pune profesorët dhe ekspertët e Inxhinierisë Mekanike nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti i Prishtinës, të udhëhequr nga Dr. Parid Alimhillaj, nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Prof. Edmondo Minisci nga Departamenti i Mekanikës dhe Aeronautikës, nga Universiteti Strathclyde, Glasgow, Mbretëria e Bashkuar.

Ky takim u realizua në kuadër të iniciativës së projektit që pritet të realizohet nga Universiteti i Tetovës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti “Nënë Tereza”-Shkup në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Torinos dhe Universitetin Strathclyde nga Mbretëria e Bashkuar.

Qëllimi i këtij projekti është që të krijohet një program baçelor i Inxhinierisë Aeronautike në rajonin e Ballkanit, i cili do të jetë në shërbim të studentëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Kjo është një strategji afatgjate që synon rritjen e aftësive të profesionistëve në lëmin e industrisë së aviacionit. Ky program do të ofrojë arsim dhe trajnim me cilësi të lartë për studentët, duke i pajisur ata me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të shkëlqyer në aspekte të ndryshme të industrisë së aviacionit, duke përfshirë menaxhimin e aeroportit, kontrollin e trafikut ajror dhe mirëmbajtjen e avionëve etj.

Të gjitha palët u pajtuan që do të marrin përgjegjësitë e tyre lidhur me realizimin e këtij projekti dhe me punën, përpikërinë dhe profesionalizmin e të gjitha institucioneve të përfshira, gjasat janë reale që ky bashkëpunim të jetë i frytshëm, posaçërisht për studentët dhe mësimdhënësit e fushës në Ballkanin Perëndimor.

Previous Post

Takimi i pestë i Drejtorëve Politikë të pjesëmarrësve të PBEJL-së në Shkup

Next Post

Gashi: Është koha për të realizuar punët që i kemi premtuar para qytetarëve!

Related Posts

Maqedoni

Ademi: 19 Tetori – Dita kur populli do të vendosë!

06/10/2025
Aktuale

Arsimin formal nga distanca e ndjekin 30 nxënës fillorist të cilët janë në trajtim më të gjatë spitalor ose trajtim në shtëpi

06/10/2025
Maqedoni

Ndalohet një person në Tetovë, kërcënoi me armë zyrtarët policorë

06/10/2025
Maqedoni

Mexhiti:Program që ngre Çairin më lart: ashensorë në 80 ndërtesa banesore!

06/10/2025
__kateg

Bujar Osmani: Nga terreni dhe çdo ditë do t’i zgjidh nevojat e qytetarëve të Çairit, me shembull personal dhe disiplinë

06/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Revitalizim i sallave sportive dhe ndërtim i terreneve të reja për qytetarët e Çairit

06/10/2025
Next Post
Gashi: Është koha për të realizuar punët që i kemi premtuar para qytetarëve!

Gashi: Është koha për të realizuar punët që i kemi premtuar para qytetarëve!

Jepet çmimi Nobel në mjekësi, fitojnë tre shkencëtarë për gjetjet e tyre mbi sistemin imunitar

06/10/2025

Ademi: 19 Tetori – Dita kur populli do të vendosë!

06/10/2025

Arsimin formal nga distanca e ndjekin 30 nxënës fillorist të cilët janë në trajtim më të gjatë spitalor ose trajtim në shtëpi

06/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk