Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Universiteti i Tetovës dhe Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore nënshkruan memorandum bashkëpunimi

29/12/2023
Universiteti i Tetovës dhe Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore nënshkruan memorandum bashkëpunimi
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesit e Ndërmarrjes publike të rrugëve shtetërore të Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga drejtori Ejup Rustemi, sot qëndruan për vizitë pune në Universitetin e Tetovës. Me këtë rast, ato u pritën në takim nga Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli; Prorektori për Financa, Prof. Dr. Aida Yzeiri Baftijari; Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Selajdin Salihu; Dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, Prof. Dr. Enis Jakupi; udhëheqësja e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Doc. Dr. Hatibe Deari Zeqiri dhe shefja e kabinetit të Rektorit, Valmisa Novi.
Në këtë takim palët diskutuan për shumë çështje, ku dy institucionet tona në të ardhmen mund të bashkëpunojnë. Prorektorja për Financa e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Aida Yzeiri Baftijari, në këtë takim u shpreh se Universiteti i Tetovës i ka të gjitha kapacitetet e mundshme për të bashkëpunuar me ndërmarrjen për rrugët shtetërore, si me angazhimin e stafit akademik të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara dhe jo vetëm, por edhe të studentëve për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme, e në veçanti në projektin e Korridorit të Tetë, ku pedagogët dhe studentët tanë do të mund të kyçen dhe të jenë pjesë e këtij projekti, që është një nga investimet më të mëdha në vendin tonë. Ajo, po ashtu shtoi se, edhe Laboratori për testimin e materialeve për ndërtim i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara mund të jetë një ndihmesë e madhe për kompanitë, të cilat do të jenë të kyçura në ndërtimin e Korridorit të Tetë.
Ndërsa, drejtori i Ndërmarrjes publike e rrugëve shtetërore, Ejup Rustemi tha se, ne si ndërmarrje publike e rrugëve shtetërore jemi shumë të interesuar që bashkëpunimin tonë ta zhvillojmë sa më shumë me universitetet, sidomos me Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të Universitetit të Tetovës, me qëllim që të investojmë në krijimin e kuadrove profesionale, për arsye se gjithë kjo infrastrukturë rrugore kërkon mirëmbajtje dhe këtë do të na e lehtësonin profesionistët, të cilët me njohuritë e tyre do të kontribuonin në tejkalimin e barrierave dhe sfidave, që do të ishte një ndihmesë e madhe për ne.
Po ashtu, në këtë takim u firmos edhe një memorandum bashkëpunimi mes Universitetit të Tetovës dhe Ndërmarrjes publike të rrugëve shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Memorandumi në fjalë parasheh forma të ndryshme të bashkëpunimit, përfshirë krijimin dhe organizimin e veprimtarive që synojnë mirëqenien e përgjithshme e të dy institucioneve; Pjesëmarrje në trajnime profesionale, seminare, konferenca, tryeza të rrumbullakëta dhe ngjarje të tjera, që lidhen me forcimin e kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve.
Në Memorandumin e nënshkruar nga Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore, Ejup Rustemi, ndër të tjera parashihet që palët të kontribuojnë në zhvillimin e programeve të përshtatshme me nevojat e përdoruesve të shërbimeve të institucioneve. Gjatë krijimit të projekteve që lidhen me grupin respektiv, të dyja palët do të informojnë në mënyrë të ndërsjellë planifikimin e aktiviteteve të projektit dhe do të zbatojnë projekte të përbashkët.

Previous Post

Izareli paditet në GJND për gjenocid

Next Post

Ky është politikani më i ndjekur nga rrjetet sociale në Maqedoni

Related Posts

Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Next Post
Ky është politikani më i ndjekur nga rrjetet sociale në Maqedoni

Ky është politikani më i ndjekur nga rrjetet sociale në Maqedoni

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk