Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Ukraina thotë se pajtohet me propozimin e SHBA-së për “armëpushim të menjëhershëm”

11/03/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ukraina tha se është pajtuar me propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 30-ditor në luftën me Rusinë, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas bisedimeve mes delegacionit amerikan dhe ukrainas në Xhedah të Arabisë Saudite më 11 mars.

“Ukraina ka shprehur gatishmërinë që të pranojë propozimin e SHBA-së për të zbatuar menjëherë një armëpushim të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me pëlqimin e ndërsjellë të palëve, me kusht që të pranohet dhe të zbatohet njëkohësisht nga Federata Ruse. Shtetet e Bashkuara do t’i përcjellin Rusisë se reciprociteti nga ana e saj është çelësi për arritjen e paqes”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Presidenca ukrainase.Në njoftim po ashtu thuhet se SHBA-ja “menjëherë do të heqë dorë nga pezullimi i ndarjes së informacioneve të inteligjencës dhe do të rinisë ndihmën ushtarake për Ukrainën”.

Ukraina tha se është pajtuar me propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 30-ditor në luftën me Rusinë, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas bisedimeve mes delegacionit amerikan dhe ukrainas në Xhedah të Arabisë Saudite më 11 mars.“Ukraina ka shprehur gatishmërinë që të pranojë propozimin e SHBA-së për të zbatuar menjëherë një armëpushim të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me pëlqimin e ndërsjellë të palëve, me kusht që të pranohet dhe të zbatohet njëkohësisht nga Federata Ruse. Shtetet e Bashkuara do t’i përcjellin Rusisë se reciprociteti nga ana e saj është çelësi për arritjen e paqes”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Presidenca ukrainase.Në njoftim po ashtu thuhet se SHBA-ja “menjëherë do të heqë dorë nga pezullimi i ndarjes së informacioneve të inteligjencës dhe do të rinisë ndihmën ushtarake për Ukrainën”.“Delegacionet po ashtu diskutuan për rëndësinë e përpjekjeve humanitare si pjesë e procesit të paqes, veçanërisht gjatë armëpushimit të lartpërmendur, përfshirë këmbimin e të burgosurve të luftës, lirimin e civilëve të arrestuar dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të zhvendosur me forcë”, u tha në deklaratë.Delegacionet ukrainase dhe amerikane po ashtu u pajtuan që të përcaktojnë përbërjen e ekipeve negociuese “dhe menjëherë të nisin negociatat për arritjen e paqes të qëndrueshme që do të ofronte siguri afatgjatë për Ukrainën”.SHBA-ja është zotuar se do të diskutojë për këtë propozim me përfaqësuesit e Rusisë. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tani tha se gjatë takimit të 11 marsit u ndërmorën hapa drejt paqes, duke thënë se tani i takon Rusisë që të ketë një qasje të njëjtë.

“Para se të negocioni, duhet të ndalni të shtënat. Ukrainasit u pajtuan për këtë gjë. Shpresojmë që edhe rusët të thonë po, në mënyrë që t’i japin fund luftës në një mënyrë që është e pranueshme për të dyja palët”.Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Mike Waltz, tha se gjatë takimit Ukraina bëri hapa konkretë dhe ofroi propozime konkrete.Ai tha se do të bisedojë me homologët e tij rusë në ditët në vijim, ndërkaq kryediplomati Rubio do të bisedojë me ministrat e Jashtëm të G7-ës./REL

Previous Post

Takimi mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite, Shtëpia e Bardhë: Bisedimet kanë qenë pozitive

Next Post

Liverpool-PSG, formacionet zyrtare

Related Posts

Botë

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025
Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Kosovë

Osmani akuzon Serbinë se po rrezikon paqen në rajon

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Next Post

Liverpool-PSG, formacionet zyrtare

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk