Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Ukraina po ndërton centralin bërthamor më të madh në Evropë

03/09/2024
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bombardimet ruse kanë shkatërruar rreth 50% të kapaciteteve ukrainase për prodhimin e energjisë elektrike që nga fundi i marsit, sipas Presidentit Volodymyr Zelenskyy.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tetiana Kukurika, Ukraina i është drejtuar kompaninë amerikane energjetike, Westinghouse, duke i kërkuar ndihmë për zhvillimin e reaktorëve bërthamorë të gjeneratës së ardhshme për plotësimin e nevojave të energjisë elektrike.

Përpara agresionit të Rusisë në vitin 2022, energjia bërthamore plotësonte gjysmën e nevojave të Ukrainës dhe Kievi varej nga Moska vetëm për karburant dhe shërbime bërthamore.Lufta i dha fund tregtisë mes dy vendeve. Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se që nga fundi i marsit, sulmet ruse kishin shkatërruar rreth gjysmën e aftësisë së vendit për të prodhuar energji elektrike.

“Situata e burimeve energjetike të Ukrainës ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga pushtimi i centralit bërthamor Zaporizhzhia, pushtimi i pothuajse një të tretës së infrastrukturës së energjisë së gjelbër dhe shkatërrimi i një pjese të madhe të aftësive të prodhimit të energjisë termike”, thotë Stanislav Ignatiev me Shoqatën Ukrainase të Energjisë së Rinovueshme.

Në centralin bërthamor Khmelnytskyi në Ukrainën perëndimore, punonjësit po ndërtojnë dy reaktorë të rinj bërthamorë me ndihmën e gjigantit amerikan të energjisë, firmën Westinghouse. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Andriy KozyUra, drejtor i përgjithshëm të centralit bërthamor Khmelnytskyi.

“Zona e centralit bërthamor është gati për ndërtim, pasi kanë përfunduar proceset e tjera për planifikimin e territorit, logjistikën dhe sistemin e ndërlidhjes”.

Kompania amerikane Westinghouse vepron në Ukrainë prej disa dekadash. Por që nga pushtimi rus, bashkëpunimi është intensifikuar dhe firma amerikane ka ndihmuar në anashkalimin e kompanisë ruse Rosatom, thotë Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko.

“Përpara fillimit të luftës ne gjetëm burime të larmishme furnizimi me lëndë djegëse. Së bashku kemi prodhuar lëndë djegëse për disa reaktorë bërthamorë duke eliminuar monopolin që ka Rosatom në treg. Kemi plane të mëdha dhe të përbashkëta për të ardhmen”.

Firmat Westinghouse dhe Energoatom ranë dakord në vitin 2022 për ndërtimin në Ukrainë të nëntë reaktorëve të rinj bërthamor, bazuar në teknologjinë amerikane.

“Teknologjia më e fundit dhe më moderne, teknologjia më e sigurt me masa sigurie shtesë”, thotë Petro Kotin, shef i firmës ukrainase Energoatom.

Ndërtimi i një reaktori bërthamor kërkon pesë vite dhe ka një kosto prej pesë miliardë dollarësh.

“Ndërtimi është një proces i gjatë. Por furnizimi me energji të përftuar nga centralet me gaz, nga dielli era dhe bioenergjia – kjo është diçka që mund të zbatohet në afat të shkurtër dhe do të ndihmojë gjatë sezonit të dimrit”, thotë Stephan Kushnir, drejtues i bordit të centralit bërthamor.

Centrali Khmelnytskyi do ta zëvendësojë Zaporizhzhia-n, duke u bërë centrali më i madh bërthamor në Evropë, sipas gazetës “Kyiv Independent”./VOA

Previous Post

Katër ushqime që mund të ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak

Next Post

Dështon interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi

Related Posts

Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Botë

Ndahet çmimi “Nobel” për paqen, e fiton një politikane

10/10/2025
Next Post

Dështon interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

12/10/2025

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk