Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Ukraina mund ta humbasë luftën, ushtria britanike ngre alarmin: Situata është serioze

16/10/2024
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ukraina mund ta humbasë shumë shpejt luftën me Rusinë. Ky është mendimi që kanë zyrtarët ushtarak britanikë, citon media angleze “Daily Express”.

Si një nga furnizuesit kryesorë të armëve për Ukrainën, Britania ka mbështetur publikisht pozicionin e pakompromis të Kievit në konfliktin me Rusinë, shkruan A2 CNN. Por, vlerësimet pas dyerve të mbyllura nga gjeneralët e saj thonë se situata është e keqe për Ukrainën.

“Po flisja me një oficer shumë të lartë të Ushtrisë Britanike sot. Ai më tha se Ukraina është në prag të humbjes së luftës kundër Rusisë. Është shumë serioze”, tha burimi për “Daily Express”.

Kievi ka kërkuar leje për të përdorur raketat Storm Shadow të dhuruara nga Britania për sulme me rreze të gjatë në Rusi. Heqja e kufizimeve në përdorimin e armëve perëndimore kuptohet se është pjesë përbërëse e propozimit të Zelensky. Udhëheqësi ukrainas kishte shpresuar të promovonte planin e tij në një mbledhje donatorësh në Gjermani javën e kaluar, por takimi u shty pasi Biden anuloi pjesëmarrjen e tij për t’u marrë me pasojat e uraganit vdekjeprurës Milton.

Rusia ka bërë përfitime të rëndësishme në fushën e betejës në muajt e fundit, veçanërisht që nga gushti, kur Ukraina dërgoi disa nga trupat e saj më të pajisura dhe me përvojë në rajonin e Kurskut.

Këshilltari ukrainas, Mikhail Podoliak pohoi në një intervistë në fillim të kësaj jave se duke rritur ndjeshëm ndihmën ushtarake, vendet perëndimore do t’u mundësonin forcave ukrainase ta bëjnë Rusinë “të pafuqishme, duke vrapuar diku duke bërtitur nga tmerri”.

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se Moska do t’i trajtojë sulmet me rreze të gjatë të Ukrainës me armë të siguruara nga vendet perëndimore si të ardhura drejtpërdrejt nga donatorët dhe do të përgjigjet në përputhje me rrethanat.

Previous Post

Biden në Gjermani për shkak të Ukrainës

Next Post

Mexhiti takon ambasadorin Bullgar, Zheljasko Radukov

Related Posts

Botë

Tarifat e Trumpit hyjnë në fuqi, rrezikohen edhe tregtarët kosovarë

14/10/2025
Botë

Macron akuzon rivalët për nxitje të paqëndrueshmërisë: Nuk jap dorëheqjen

14/10/2025
Botë

Meloni në qendër të vëmendjes në samitin në Egjipt – Trump e komplimenton, Erdogan e “kritikon”: Duhet ta lësh duhanin

14/10/2025
Botë

“Koha është tani”, Von der Leyen premton investime në Ballkan: Do të bëjmë fabrika për AI

14/10/2025
Botë

Përmbytjet në Venezuelë/ Shemben minierat e arit, 14 persona humbin jetën

14/10/2025
Botë

Pas armëpushimit në Gaza, Trump konfirmon se do mirëpresë Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

14/10/2025
Next Post

Mexhiti takon ambasadorin Bullgar, Zheljasko Radukov

Anketa e M-Prospekt, ja si qëndrojnë partitë!

14/10/2025

Mexhiti në takimin me OEMVP: Partneriteti mes komunave dhe biznesit është çelësi i zhvillimit ekonomik

14/10/2025

VLEN: Asnjë ligj nuk e shpëton BDI-në nga vetingu i 19 tetorit!

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk