Mbrëmë është lëshuar brana nga liqeni i Ujmanit, ku sasi e madhe e ujit ka shkuar mbi lumin Ibër, duke dëmtuar mjetet dhe vendpunishten ku ndërtohej ura për këmbësoret në Mitrovicë.
Ujë shkakto dëme të mëdha materiale në vendpunishten ku ndërtohej ura e cila bashkon jugun me veriun.
Pronari i kompanisë i cili po ndërton këtë urë, Jahin Nimani i ka thënë mediave, se uji i ka marrë të gjitha dy ekskavatorët dhe të gjitha maçinat me të cilat është punuar aty, ku dëmet arrijnë shumën mbi 2 milionë euro.
“Çdo gjë që ka pas këtu e ka dërguar teposhtë. Branën që është në Ujman, e kontrollon shteti dhe çdokush që e ka bërë këtë duhet të jap përgjegjësi para drejtësisë. Askush nuk na ka paralajmëruar për këtë. Ekskavatorët nuk mund t’i nxjerrim pasi uji është mbi 2 metër e gjysmë”, tha ai.










